Zidane shumë afër marrëveshjes me Juventusin
Shënjestra e Manchester United, Zinedine Zidane thuhet të jetë shumë afër marrëveshjes për tu bërë trajner i ardhshëm i Juventusit gjatë verës.
Ish trajneri i Real Madridit ka qenë subjekt i një numri të madh spekulimesh qysh pas largimit nga Madridi në fund të sezonit si pasojë e një periudhe shumë të suksesshme në detyrë në Bernabeu, transmeton portali IndeksOnline.
Bazuar në një raport nga ‘Don Balon’, klubi i ardhshëm i Zidanes tani do të jetë Juventusi dhe marrëveshja tashmë është arritur për të zëvendësuar si kryetrajner Massimiliano Allegrin.
Raporti shton gjithashtu se Cristiano Ronaldo dëshiron që Zidane të jetë trajner i tyre pas një suksesi që ata shijuan së bashku në Real Madrid, por duket se ky është një lajm i keq për Manchester United.
Zidane është përfolur disa herë për t’iu bashkuar “Djajve të Kuq”, të cilët aktualisht janë në detyrë të Ole Gunnar Solskjaerit deri në fund të sezonit.
‘The Sun’ ka përmendur përveç Zidanes edhe Mauricio Pochettinon si kandidatë udhëheqës për të marrë detyrën sezonin e ardhshëm si një trajner i përhershëm, por duket se francezi nuk do të kalojë në Premierë Ligë.
Ky është një lajm i mirë për Solskjaerin, i cili duket në pozitë të fortë për të marrë detyrën në formë permanente duke fituar çdo ndeshje deri tani.
Në rast se ndodhë kalimi i Zidanes në Juventus, Allegri do të jetë më pas në dispozicion dhe italiani mund të jetë një opsion i mirë për United.