“E fajësuan Benitezin pse luante me Casemiron në vend të James, ama Zidane e bëri të njëjtën”
Fabio Pecchia, ndihmës trajneri i Rafa Benitezit në disa klube, e ka mbrojtur punën e tij dhe Benitezit në Real Madrid gjatë një interviste për Gazzetta dello Sport.
Ai ka folur për disa tema të ndryshme, përfshirë për ngritjen e mesfushorit brazilian, Casemiro, transmeton Express.
“Ne u larguam nga klubi në janar, ishin në vendin e dytë në La Liga, vetëm dy pikë larg Barcelonës”, tha Pecchia.
“Mbi të gjitha, ata na fajësuan se luanim me Casemiron në vend të James [Rodriguez] apo Iscos, por të njëjtën gjë e beri [Zinedine] Zidane më vonë”, shtoi ai.
“Por, siç e dini historia shkruhet nga triumfuesit”, tha ai.
Trajneri italian e ka lavdëruar zhveshtoren e Los Blancos.
“Ka qenë përvojë e jashtëzakonshme. Çdo seancë stërvitore është finale. Ata kërkojnë shumë nga vetja dhe njëri-tjetri”, shtoi ai.