Kam luajtur me Zidane e Henry, por Messi është diçka tjetër
Robert Pires thotë se as ish bashkëlojtarët e tij të Francës Zinedine Zidane dhe Thierry Henry nuk kanë luajtur në të njëjtin nivel me Lionel Messin, i cili “ka diçka që askush tjetër nuk ka”.
Pires pati një karrierë të shquar dhe fitoi shumë tituj të rëndësishëm për Francën, Arsenalin dhe Marsejën, duke luajtur së bashku me disa nga yjet më të mëdhenj të botës.
Mes tyre ishin edhe Zidane dhe Henry, me të cilët ai fitoi Kupën e Botës 1998 nën Aime Jacquet.
Pires u bashkua me Villarreal në 2006 dhe qëndrimi i tij katërvjeçar e pa atë të luajë kundër një numri të mëdhenj lojtarësh modernë, duke përfshirë Ronaldinhon dhe Cristiano Ronaldon.
Por, për Pires asnjë prej tyre nuk mund t’i krahasoj me Mesin. as Zidane dhe Henry.
“Nëse ai luan si ai kundër Espanyol, është e pamundur ta ndalosh”, tha Pires për Mundo Deportivo. “Ishte e pabesueshme.
“Kam luajtur me Zidane, Henry dhe [Juan Roman] Riquelme edhe kundër Ronaldinhos dhe Cristianos, por Messi ka diçka që askush tjetër nuk ka.
“Nuk e di nëse ai është më i miri në histori, por ka pak futbollistë të nivelit të tij”./FaktePlus