Tentativa e Rusisë për justifikimin e agresionit
Shkruan: James Smith – Politikan dhe njohës i sigurisë
Kur e gjithë bota po vëzhgon trupat ushtarake ruse pranë kufirit ukrainas, preteksti më i mundshëm për të justifikuar agresionin rus në Ukrainë vlerësohet të jetë një sulm i organizuar ndaj civilëve ne Donbas ose afer. Megjithatë, priten të zhvillohen pretekste të shumta, të gatshme për t’u perdorur në kontekste të ndryshme.
Sipas analizës së mediave gjatë 30 ditëve të fundit, skenarët e mundshëm të Kremlinit mund të jenë si më poshtë:
Po përgatiten sulme me ‘flamur të rremë’. Duke inskenuar akte mizorie qëllimi është të krijohet një shpjegim dhe arsyetim për veprimet. Këto pretendime po pasqyrohen nga të dyja palët. Shembujt përfshijnë 1) Qeveria amerikane duke e bërë publike se beson se pala ruse po përgatitej të filmonte një video të rreme të një sulmi që supozohet te jete në rajonin e Donbasit
2) mundësinë e sajimit të një sulmi me bazë kimike, pas shikimit nga vëzhguesit e OSBE-së të një kamioni në rajon me mbishkrimin në rusisht ‘Mbrojtje Kimike’
3) përdorimin e dronëve.
Në kanalet e telegramit DPR/LPR në janar, përfshiheshin gjithashtu dyshime se Ukraina po përgatit një provokim dhe operacione të lidhura me informacionin që do të organizohen për t’u dukur se po bëhen nga Rusia.
Inteligjenca DPR/LPR paraqet prova të planeve të sulmit të Ukrainës. Kjo narrativë u zhvillua me shpejtësi midis mesit të janarit dhe fillimit të shkurtit. Midis 2-4 shkurtit konteksti ndryshoi për të pretenduar se Ukraina është “në fazën përfundimtare” të përgatitjes së mbrojtjes.
Përfshirja e Mbretërisë së Bashkuar për mobilizimin e luftës së Ukraines.
Herë pas here, disa kanale (veçanërisht kanali i Policise Popullore të DPR) implikonin MB-në për të ndihmuar përgatitjen e Ukrainës për ofensivë. Kjo përfshin pretendimet se ushtria britanike po ofron trajnime në taktikat e sabotimit. Më 31 janar 2022, media ruse Izvestiya publikoi lajmin “Gazetarët britanikë u kapën duke filmuar një provokim gjaku në DPR”. Kjo lidhej me paralajmërimet e bëra nga drejtuesit e LPR dhe DPR për shërbimet e inteligjencës ukrainase dhe Perëndimin duke përgatitur një fushatë informacioni për të akuzuar Rusinë dhe Donbasin për agresion kundër Ukrainës. Synimi i MB-së me dezinformata është i rëndësishëm pasi lidhet me mbështetjen e fundit britanike për Ukrainën.
Përfshirja e NATO-s dhe Perëndimit në agresionin e Ukraines.
Kjo narrative përfshin NATO-n, SHBA-në dhe vende të tjera perëndimore dhe pretendon se ata po mbështesin përgatitjen e një ofensive në Donetsk dhe Luhansk. Narrativa të tilla vijnë në shprehje në nivelet më të larta të qeverisë ruse. Për shembull, Ministri rus i Mbrojtjes, Shoigu foli publikisht për kompanitë private ushtarake amerikane që po përgatitnin një provokim kimik në Donbas “në stilin e Helmetave të Bardha”. Drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR) Sergey Naryshkin në mënyrë të ngjashme tërhoqi paralele midis raportimit të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës dhe forcave të armatosura dhe stilit të Helmetave të Bardha në shkurt.
Shkeljet e të drejtave të njeriut dhe vendosja e minave në shkolla.
Kanalet separatiste të Telegramit po raportojnë në mënyrë rutinore agresionin e Ukrainës kundër ushtarëve dhe banorëve të Donbasit. Ka raporte të shumta për bombardime që përfshijnë armë të furnizuara nga NATO, të përdorura për të vrarë pa dallim ushtarë dhe civilë në Donbas. Për më tepër, një konspiracion shumë i famshem kohëve të fundit pretendon se Ukraina ka vendosur qëllimisht bomba dhe mina në vende strategjike, duke përfshirë shkollat dhe universitetet.
Mercenarët polakë dhe të tjerë mbërrijnë për të luftuar për Ukrainën.
Kjo narrativë u përhap drejtpërdrejt nga Eduard Basurin më 7 shkurt, më pas u përforcua nga të dy kanalet separatiste të Telegramit dhe në mediat shtetërore ruse. Ai pretendoi se mercenarët polakë do të përdoren për të ‘shkaktuar dëmin më të madh në infrastrukturën civile në mënyrë që të detyrohet një përgjigje’. Kjo është një narrativë e përsëritur që është ringjallur disa herë gjatë viteve të fundit, por mund të jetë vendosur tani në dritën e aleancës së fundit trepalëshe midis Ukrainës, Polonisë dhe MB.
Zbulimi i varrezave masive të civilëve të vrarë nga ukrainasit në Donetsk.
Më 11 shkurt u zbulua një mesazh në internet ku Denis Pushilin Shefi i DPR po pretendonte se ishte zbuluar një varr masiv që përmban 130 trupa. Raportimi në Tass vazhdoi: “Midis atyre që u ngritën ishin trupat e të moshuarve, grave dhe fëmijëve. Njerëzit varroseshin me rroba civile, në atë që ishin në momentin e vdekjes – pra po flasim për civilë…”
Që nga mesi i janarit, vlerësohet se informacionet zyrtare nga qeveria e rajoneve separatiste të DPR dhe LPR kanë përshpejtuar vëllimin e narrativave taktike duke krijuar një pretekst për pushtimin ose sulmin rus në Ukrainën Lindore.
Meqenëse Bjellorusia kontrollohet nga Kremlini, është gjithashtu e rëndësishme të analizohet mjedisi i tyre mediatik, ku ka të gjetura si vijon:
Shkelja e dronit: Narrativa kryesore kohët e fundit ishte një akuzë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bjellorusisë dhe Ministria e Mbrojtjes se forcat e armatosura ukrainase fluturuan një ‘dron spiun’ përtej kufirit të saj më 24 janar 2022 për të fotografuar terrenin e trajnimit Brestsky.
Shkelje të shumta kufitare me emigrantët: Ka pasur akuza të përsëritura nga shteti Bjellorus për shkelje kufitare të lidhura me krizën e emigrantëve. Kjo është e rendesishme sepse tregon një model të qëndrueshëm të sjelljes akuzuese të udhëhequr nga shteti.
“Gjenocidi” në kufirin Bjellorusi: Më 10 shkurt, TV Bjellorusia transmetoi një konferencë shtypi në Minsk me rojen kufitare polak të arratisur, Emil Chechko.
Cili do të jetë hapi i rradhës së Kremlinit?