Edukimi seksual bëhet në familje
Edukimi seksual nuk ka të bëjë vetëm me dituritë rreth anatomisë, parandalimit të shtatzënive të hershme e sëmundjeve të transmetueshme. Edukimi seksual bëhet në familje, bëhet me një zhvillim të një kuptimi të shëndetshëm për moralin dhe përgjegjësitë që vijnë.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) i ka lansuar ata Doracakët për Mësimdhënës e Nxënës – për gjoja Edukimin Gjithëpërfshirës Seksual, të cilët përfshnin përmbajtje që mund të përdorej nga klasa e I-rë deri në klasën e 12-të. Pikërisht kjo Ministri, me në krye Arbërie Nagavcin, përkundër sulmeve që ia bëri ndaj normave tradicionale dhe vlerave morale të familjes, mundohet që këtë vepër të shëmtuar ta konsideroj diçka lehtësisht të kalueshme.
Kjo shëmti e qeverisë Kurti, është sulm ndaj normave të besimit dhe vlerave tona si popull. Përmes këtyre doracakëve bëhet nxitje për eksperimente me trupin, ka lojëra seksuale e aktivitete të shtuthura në klasë dhe nxitje për marrëdhenie seksuale jashtë martesore. Këto dhe çështje tjera asesi nuk mund të relativizohen, kjo përmbajtje e turpshme pornografike është skandaloze dhe kundër çdo vlere që ne si popull përfaqësojmë prandaj kundërshtimi ynë është i ashpër.
Detyra jonë si prindër është që në familjet tona të kemi rol aktiv për edukimin seksual të fëmijëve dhe asesi të lejojmë që mjedisi, shkolla e mediat të edukojnë fëmijët tanë me informacione të përziera e axhenda të rrezikshme që në bazament i shërbejnë shkatërrimit të familjes. Ne kemi përgjegjësinë për edukimin e tyre varësisht moshës.
Kauza jonë për familjen dhe ruajtjen e vlerave të saj kërkon mbështetjen e të gjithëve. Populli ynë nuk do ta lejojnë këtë marrëzi të triumfojë. Ne, bashkë do të triumfojmë