“Tender mbi tender”, ministri Vitia nënshkroi kontrata favorizuese me kompanitë
Dokumentet e reja që ka siguruar FaktePlus tregojnë se si Ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia, ka nënshkruar kontrata të reja edhe pse për furnizimet e njëjta ka pasur kontrata valide. Edhe në këto dokumente tregohet se si janë rritur çmimet e janë favorizuar kompanitë.
Ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia, në kohën në kohën e pandemisë e ka shpenzuar miliona euro për barna e pajisje medicinale për luftimin e koronavirusit.
FaktePlus tani e disa ditë është duke sjell dëshmi dhe dokumente që ngritin dyshime për keqpërdorimet që janë bërë gjatë kohës së pandemisë më tenderë.
Gjatë kësaj kohe Ministria e Shëndetësisë ka dhënë tender e ka lidhur kontrata me çmime shumë të larta.
FaktePlus dy ditë më parë ka raportuar se si Ministria e Shëndetësisë ka lidhur kontrata shumë më të shtrenjta se çmimet të cilat janë për të njëjtat produkte në rajon dhe në kërkimet në internet.
Keqpërdorimi me doreza dhe maska i ministrit Vitia, i bleu më shtrenjtë për 3500 për qind
Sipas këtyre dokumenteve MSH fillimisht me datë 28.02.2020 ka kontraktuar ‘veshjet mbrojtëse’ me çmim 7.00 Euro për copë, ndërsa më pas me datë 16.03.2020, veshjet mbrojtëse i ka kontraktuar me çmim 8.00 Euro për copë.
Gjithashtu, sipas dokumenteve maskat respiratore FFP2, MSH i ka kontraktuar me tri çmime: me datë 03/04/2020 ka kontraktuar maskat respiratore FFP2 me çmim 7,95 Euro, ndërsa me datë 16/03/2020 i ka paguar me çmim 7,99 Euro, ndërsa me datë 28/02/2020, të njëjtin produkt maskat respiratore i ka paguar 8,50 Euro.
Kontratë të re mbi kontratën valide
Ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia, ka nënshkruar kontrata për blerje të pasjeve të ndashme, edhe pse Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka ende kontrata valide me disa kompani që ofrojnë këto produkte.
Sipas këtyre dokumenteve Ministria e Shëndetësisë ka blerë barna e pajisje medicinale me një çmime shumë më të shtrenjtë sesa që kompanitë farmaceutike që kanë kontrata.
Ministria e Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë ka blerë më shtrenjtë Vancomycin 500 mg edhe pse për këtë produkte kompania farmaceutike “Dreni Farm” ka kontratë valide deri më tetor të këtij viti.
Sipas dokumenteve ky produkt është blerë më çmim 1.48 cent përderisa kompania që ka kontratë në fuqi me QKU atë e kishte ofruar për 1.08 cent.
Pangopësia me zhvatje nuk ndalet dhe në procedurën tjetër me datë 23.04.2020 ku MSH veshjet mbrojtëse i ka kontraktuar me çmim 12.20 Euro për copë. MSH ka kontraktuar 260 mijë e 595 palë veshje mbrojtëse në vlerë mbi 3 milionë Euro (3.098.569 Euro).
Rritja e çmimit nga oferta e parë deri tek e treta është prej 7.00 Euro në 12.20 Euro, ndërsa krahasuar me vendet e rajonit MSH i ka kontraktuar veshjet mbrojtëse për 1200% më shtrenjtë se në rajon dhe në internet.
Ministria e Shëndetësisë ‘masakroi’ buxhetin e shtetit në pandemi (Dokument)
Sipas dokumenteve Ministria e Shëndetësisë ka blerë më çmim shumë më yë shtrenjtë edhe Metamiloz sodium 500 mg ku MSh e ka kontraktuar me çmim 2.40 euro ndërsa çmimi në treg i tij është 0.95 cent.
Rritje të çmimit ka pasur edhe me blerjen e paracetamol sol 1000 mg ku Ministria e Shëndetësisë ka blerë më çmim 2.16 euro përderisa i njëjti bënë 0.95 cent në treg.
Ministria e Shëndetësisë ka blerë po ashtu edhe dorëza sterile me çmime si 0.44 cent, 0.48 cent dhe 0.52 cent përderisa kompania që ka kontratën në fuqi me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës atë e kishte ofruar me 0.02 cent, 0.02 dhe 0.0.18 cent.
FaktePlus ka siguruar dokumentet e kontratës “Furnizim me material shpenzues dhe pajisje medicionale për koronavirus”, tenderi i së cilës është i procedurës emergjente të negociuar dhe ka fituar kompania “Komed”.
Ky tender është ndarë në 5 lote me vlerë të përgjithshme prej mbi 273 mijë euro.
Kompania fituese është e obliguar ta furnizoj për tre muaj Ministrinë e Shëndetësisë me rreth 133 mijë maska kirurgjikale të prodhuara në Kinë me çmim prej 56 cent për copë.
Kurse sa ishte çmimi me pakicë i dorëzave në barnatore 25 cent, Ministria e Shëndetësisë i ka blerë ato për 52 cent.
“Komed” po ashtu do ta furnizoj Ministrinë e Shëndetësisë me 65 mijë dorëza të vogla kirurgjike nga India me çmim prej 44 cent, 150 mijë dorëza kirurgjike të mesme nga India me çmim prej 48 cent copën dhe mbi 113 mijë dorëza të mëdha nga India me çmim prej 52 cent copën.
Dorëzat kirurgjikale sterile të blera në tenderin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë në mars të këtij viti ka qenë 16 cent, ndërsa tashmë arrijnë në 52 cent.
Edhe në lotin për furnizim me thasë për kufoma (body bags), sipas kompanive formaceutike në vend më herët janë shitur për 15 euro, ndërsa në tenderin e fundit janë blerë për 27.5 euro.
Keqpërdorime dhe hajni milionëshe në kohën e pandemisë nga Qeveria Kurti
Kompanitë që kanë përfituar në kohën e pandemisë
FaktePlus ka siguruar kontratat që janë bërë për këtë kohë.
Në këto kontrata ajo që bijë me së shumti në sy është se vetëm dy kompani kanë përfituar brenda dy muajve nga Ministria e Shëndetësisë tenderë në vlerë mbi 5,5 milionë euro me procedurë te negociuar.
- NSHT”Made Kos” vlera 94.401+28,500 +29,632+2,138,462 —— 2,290,995 Euro
- NSHT. NERAMED ; GENIUS KOSOVA 294,245+——————– 294,245 Euro
- LIRI-MED –SHPK 28,320+15,965 ————————————— 44,285 Euro
- ERAMED 123,867+———————————————————– 123,867 Euro
- KOMED = 96,161+273653 ————————————————– 369,814 Euro
- LEGO = 1,716,492+406,962+906,825 ————————————- 3,030,279 Euro
- AGANI = 16,055————————————————————– 16,055 Euro
- INTERLAB = 157,925+749,000 ——————————————– 906,925 Euro
- MEDI MAX = 46,819 ——————————————————— 46,819 Euro
- EXCLUZIVE CORPORATION. 106,285——————————— 106,285 Euro
- PROMED.SHPK. = 1,251Euro———————————————- 1,251 Euro
- MEDITECH = 35,629Euro ————————————————– 35,629 Euro
- EKOLOGJIA = 16,700Euro————————————————- 16.700 Euro