Shkarkohet drejtori i Aviacionit Civil, Eset Berisha
Qeveria e Kosovës ka shkarkuar drejtorin e Aviacionit Civil, Eset Berisha, në mbledhjen që është duke u mbajtur në distancë.
Berisha u shkarkua me propozim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas arsyetimit të marrë nga Zyra e Kryeministrit.
Ish-këshilltari politik i Pal Lekajt ishte personi që nënshkroi marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, në Berlin.
Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, i udhëhequr nga Berisha, kishte nënshkruar 21 janar, 2020 në Berlin një marrëveshje me aviokompaninë gjermane Lutfhansa, për të hapur linjën ajrore Prishtinë–Beograd.
Kjo letër e interesit ishte nënshkruar në Ambasadën Amerikane në Berlin të Gjermanisë, në prani të ambasadorit Richard Grenell, i cili është edhe dërguari i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Të njëjtën marrëveshje me kompaninë gjermane e kishte nënshkruar edhe delegacioni i Serbisë, nga Ministria e Ekonomisë.
Albin Kurti mban mbledhjen e Qeverisë, priten shkarkime të reja