Albin Kurti mban mbledhjen e Qeverisë, priten shkarkime të reja
Qeveria në detyrë të cilës i prin Albin Kurti po mban mbledhjen e 30-të në distancë në këto momente.
Merret vesh se në këtë mbledhje pritet të merren vendime dhe shkarkime të reja.
Në këtë mbledhje korosponduese pritet që të merren vendime për udhëheqësit e Autoritetit të Aviacionit Civil.
Në krye të këtij institucioni është Eset Berishai ish këshilltar i sh-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj në Qeverinë e Ramush Haradinajt, raporton Kallxo.com
Në janar të këtij viti, në Berlin të Gjermanisë, Kosova dhe Seria arritën marrëveshje për “hapjen e korridorit ajror mes Kosovës dhe Serbisë”.
Mirëpo, drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha, nuk e kishte quajtur ‘Marrëveshje’, por “Letër interesi”. Korridorin ajror të hapur nuk do të mund ta shfrytëzojnë të gjitha kompanitë. Këtë korridor do ta shfrytëzojë vetëm kompania gjermane “Lufthansa’, thoshte Berisha, pasi që ajo ka qenë e vetmja që ka shprehur iniciativë për këtë.