Pse ende nuk kemi gjetur formulën e filmit
Shkruan: Arsim Haliti
Koheve te fundit jane hapur shume tema per filmin serb dhe propaganden serbe, permes filmit dhe padyshim qe krejt mbrapa te gjithave ketyre qendron shteti serb, duke krijuar filma te rrejshem protagonist dhe hero jo real!
Po nje gje ende s’e kemi kuptuar, sepse filmi ta jep ate mundesi, me kriju hero te tille, te rrejshem, imagjinar , sepse vet filmi eshte i tille. Nje genjeshter e madhe, po gjithçka varet sa behet e vertete dhe sa behet bindes . E, kete gjë, Serbia e ka kuptuar, ne fakt e ka te kuptuar qysh moti, sepse e din rendesine e fimit.
Ku jemi Ne, me tere kete te kuptuar, ku jemi ne me filmin si mjet shprehje. Ne vende te ndryshme te botes filmi llogaritet si mjet propagande, ne disa vende, llogaritet si fitim prures, ne disa vende, llogaritet si shprehje e nivelit te kultures se asaj shoqerie.
Filmi e ka nje gje te tille, mundesh me perdor per shume gjera, ne shume tanore, ai perdoret per shume pista varesisht per çka don me perdor, filmi eshte mjet shprehjej, thjesht eshte magji.
Dhe…sa e kemi shfrytezuar, Ne kete magji? Fatkeqesisht shume pak, e mos te themi HIÇ. Te gjithe jemi fajtor ngapak, dikush me shume, sidomos ata qe e ma e marr bajrakun gjate ketyre viteve ne kulture e ne film, ata te cilet kane thene, se Ne jemi me te miret, se Ne dijme dijme te bejme filma, “jemi filmaxhi”, ata qe s’kane lene mjet pa perdor, per me ardhe deri te krijimi i opinionit, se me TA, s’ka, e si ata nuk din kush me bere filma, jane alfa e omega e filmit, ata, te cilet s’kane lene pozite pa e provuar ne institucione te kultures, konkretisht te filmit, dhe keshtu ka vaZhduar vit pas viti. Dhe, sot pas 20 viteve LIRI, jemi prap njejte, ne te njetin pozicion, prape flitet se s’ka film, dikush shan dikush eshte i kenaqur. Jane krijuar shume tabore, shume grupe. Secili mundohet me genjy tjetrin rreth filmit, me mashtru, se ky ose ai s’ka film, s’ka bere film, s’e ka bere filmin e mire. Kesisoj do te vazhdoje, i njejti avaz i vjeter, dhe prape filmi do te jete ne te njejtin pozicion ku jemi edhe sot. Sepse ekziston vetem nje pike, dhe te gjitha keto, do te binin ne uje. Dhe filmi kish me fillu me u mendu, si nje e mire e jona. Ajo pike, eshte, kur shteti kish me qendru seriozisht mbrapa filmit, dhe kur shteti kish me i vendos njerezit qe besojne ne film si nje e mire e domosdoshme!