Premiera “Bretkosa” vjen të mërkurën
Teatri i AAB-së të mërkurën do të mbledh artdashësit kosovarë.
Në këtë teatër me 26 dhjetorë në orën 20:00 do të shfaqet Premiera e shfaqjes “Bretkosat”, me regji të Burbuqe Berisha. Në shfaqje do të luajnë aktorët Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala dhe Valmir Krasniqi.
“Bretkosa” është rrëfim për të gjithë njerëzit e ditëve të sotme, që jetojnë në kohën e keqkuptimeve dhe vetmisë, në kërkim për dashurinë e jetën kuptimplote.
Teksti i shfaqjes pothuajse në mënyrë kronologjike diagnostikon kohën në të cilën jetojmë, sjell karaktere që nuk munden dot të përballen me presionin e kohës, realitetin e ri, devalvimin e vlerave, jetës në përgjithësi.
Me këtë rast do të bëhet edhe inaugurimi i skenës së re Kamertale të teatrit AAB. /FaktePlus/