Bashkohu në luftën kundër së keqes, korrupsionit, krimit e shantazhit- FAKTO
Agjencia e Lajmeve “FaktePlus” ka nisur punën e saj tash së voni. Ndër tjera, qëllimi i saj primar është njoftimi i drejtë dhe i paanshëm, si dhe lufta kundër së keqes.
Mbi këtë bazë, “FaktePlus” është kujdesur që ta krijojë mundësinë për secilin që ka çfarë të thotë nga përvoja e tij e dokumentuar, qoftë për vende pune, në spitale, në institucione qeveritare, e deri te mediet.
RAPORTO është rubrika në të cilën secili qytetar ka mundësi të raportojë për korrupsionin, mashtrimin, shantazhin, krimin etj.
Në kohën e fundit, e kam vënë re një dukuri tepër shqetësuese!
Shantazhi që po ju bëhet bizneseve nga disa medie, për t’përfituar një reklamë, dhe arsye tjera jashtë interesit të informimit, më kanë bërë që unë të rreshtohem në anën e bizneseve në këtë rast, dhe rastet e raportuara t’i dërgojmë në prokurori, sikundër që i kemi disa raportime në proces.
Pse duhet të raportoni?
Secili prej nesh ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme gjatë jetës – madje edhe brenda një dite. Raportimi dhe faktimi i tyre është mënyra më e mirë e parandalimit të përsëritjes së tyre.
Raportimi juaj me fakte, do të jetë në të mirën tuaj personale, kolektive dhe më të mirë të shoqërisë e shtetit në përgjithësi.
Çka duhet të raportoni?
Ju inkurajojmë të raportoni me fakte gjithçka që ju e vlerësoni se është e padrejtë. “FaktePlus” e ka ekipin më të mirë që ka përvojën e duhur në trajtimin e rasteve të tilla.
Çdo informatë që dërgohet te rubrika RAPORTO do të shqyrtohet me kujdesin dhe seriozitetin më të lartë.
Në bashkëpunim me raportuesit, ekipi ynë do t’i trajtojë rastet, duke marrë informacione shtesë, nëse shfaqet nevoja.
Siguria për raportuesit!
Redaksia e “FaktePlus” qëllimisht e ka krijuar rubrikën RAPORTO, e cila ua mundëson secilit që të japë fakte e dëshmi edhe në mënyrë anonime.
Por, edhe ata që dëshirojnë të bashkëpunojnë me neve nga afër, i sigurojmë se gjithçka do të jetë anonime derisa ju dëshironi ashtu.
Të bashkohemi në luftën kundër së keqes, korrupsionit, krimit e shantazhit!
RAPORTO në www.fakteplus.net
Basri Shala – Virusi, Drejtor ekzekutiv