Dino Merlin mysafir special i aktorit Ilir Tafa
Dino Merlin, pronar i qindra hiteve është mysafir special i aktorit të famshëm, Ilir Tafa i njohur për aftësinë, karizmën dhe shkëlqimin në teatër dhe televizion.
Ylli i pa diskutueshëm, Dino Merlin është zëri i artë i muzikës boshnjake, shumë i pëlqyer kudo, me një rrjet fansash që shtrihen kudo në botë.
Dy yjet, njëri i muzikës e tjetri i aktrimit, kanë pozuar krahë njëri tjetrit, duke e konfirmuar miqësinë e përbashkët.
Dino Merlin ka deklaruar respekt të madh për shqiptarët të cilët prej vitesh e ndjekin me kreshëri karrierën e tij dhe ia dëgjojnë e ia dinë shumicën e këngëve.
Dino Merlin legjenda e muzikës nesër mbrëma do të jetë në Budva në një ndejë private.