PA EUFORI PËR LIBERALIZIMIN!!!
Shkruan: Safet Gerxhaliu
Duhet të kuptohet e vërteta se liberalizimi i vizave nuk zgjidh asnjë nga problemet tona strukturore shoqërore të grumbulluara ndër vite.
Liberalizimi do të vijë, por problemet tona këtu në Kosovë do të mbesin!
Shumë shpejt do të kuptojmë se zgjidhja nuk është ikja e qytetarëve në Evropë, por jetësimi i Evropës këtu në Kosovë dhe kthimi i shpresës së humbur se mund tē jetohet në Kosovë!
Nuk duhet teajtuar liberalizimin si myndësi për ikje por si mundësi për të avancuar dhe u zhvilluar në çdo aspekt në interes të qytetarëve!
Liberalizimi është mundësi për zhvillim dhe jo për ikje!
Kosova ka nevoj për stabilitet politik, sundim tē rendit dhe ligjit, dialog të mirëfillt publiko – privat , rritje tē pagave në sektorin privat sidomos në sektorin e marketeve, të pastrimit, të gastronomis e sidomos tek kompanit që mirren me ruajtje të pasuris dhe objekteve!
Të avancohet me urgjenc dialogu lodhur me pagen minimale!
Nuk ështe zgjidhje vetēm importimi i fuqis punëtore nga jashtë por të përmirësohen kushtet dhe standardi i të punsuarve vendor!
Pa distanc dhe aroganc pushtetare, me dialog konstruktiv dhe argumentues me qytetarët e vendit nē interes të ndertimit dhe fuqizimit të shtetit e jo në funkcion të zbrazjes së shtetit!
Dialog, depolitizim, partneritet, orientim në vlera e profesionalizëm e jo në antivlera e vetëm perkatësi e militantizēm partiak e politik.