Një ndarje normale, nga një bashkim jo normal!
Pas Luftës së UÇK-së grupimet politike kanë qenë nga më të ndryshmet, shumë herë me ose pa vetëdije, aktivistët politik janë rreshtuar edhe nëpër parti që diametralisht kanë qenë kundër orientimeve të tyre politike. Psh një sondazh i bërë rreth vitit 2005 ka nxjerrë të rinjtë e PDK-së më djathtist se sa të rinjtë e LDK-së, ndërsa të rinjtë e LDK-së më majtist se sa të rinjtë e PDK-së, ndërkohë që PDK deklarohej majtiste, e LDK djathtiste!!!
Sidoqoftë kalimet nga një parti në tjetrën janë bërë zakonshëm në prag të fushatave elektorale, për më tepër janë bërë edhe pas marrjes së mandatit të deputetit siç është rasti i deputetes Adelina Grainca, e cila nuk hezitoj të tradhtoj elektoratin e sajë nga kishte marrë vota, që në mbledhjen e parë të këtij legjislacioni (gjithnjë duke vlerësuar atë që dimë përmes mediave, dhe duke mos përjashtuar marrëveshjet eventuale “nën tavolinë” kur dihet se kjo deputete kaloj nga një parti që në kryesinë e sajë ka Bajrush Xhemajlin-PKD, në partinë që po ashtu në kryesi, ose organe tjera partiake ka vëllain e Bajrushit, Emrush Xhemajlin-VV). Megjithatë ky kalim mund të mos ketë fare lidhje me këta dy vëllezër, por lidhje ka ideologjia e tyre e përbashkët, që detyrimisht parashtron pyetjen, si mund të jetë kështu kur dihen rivalitetet në kufij ekstrem të dy partive ku ata janë?!
E tëra kjo që u tha, doli natyrshëm nga subjekti i temës së këtij shkrimi që ka të bëjë me anëtarësimet, bashkimet dhe lobimet që janë bërë deri sot, e që në të shumtën e rasteve janë bashkime jo normale, siç është rasti me grupimet e bashkimet e ndryshme në VV, e cila në zgjedhjet e fundit tejkaloj të gjitha parashikimet me rezultatin mbi 50% të votave. Është e kuptueshme që partitë që qeverisën bënë gabime të mëdha e të ndryshme, duke arritur në nivel të tjetërsimit nga qytetari zakonshëm, e që sjelli për pasojë ndëshkimin për mes “votës së mllefit”. Deri këtu mund të themi se jemi në rregull, por kurrsesi nuk jemi dakord me vlerësimin e Albin Kurtit për qytetarët me epitetin “analfabet funksional”, ndërkohë duke ditur aftësitë e Albinit për manipulim me masa, siç ishte rasti i ndërprerjes së fjalimit kur thirrej Ezani, e normalisht që këto aftësi nuk është vështirë të arrihen nëpër shkollat neo-komuniste[MS1] për rrethana të demokracisë. Pra Albini me mentorët e tij të llojit komunist të Sllavoj Zhizhekut, të mbetjeve komuniste në Shqipëri, pasues të nxënësve të Miladin Popoviqit, e të YU nostalgjikëve në Kosovë të rrethuar e rreshtuar pas Veton Surrojit, arriti që në Kosovë të grupoj, e ti fus në një thes nga pak prej të gjitha shtresave e segmenteve të qytetarëve përfshirë ish të burgosurit politik (për të cilët kam respekt për sakrificën që kanë bërë) të quajtur marksist-leninist (komunistë) të Enverit përfaqësuar nga Hydajet Hyseni, e komunistë të Titos. Pastaj, atesit të ndryshëm, e besimtar të cilët në zgjedhje tjera të pas luftës vetëm daljen në votime e konsideroni të ndaluar. Veteran të zhgënjyer e familje të dëshmorëve. Oligark, e punëtor që shpresonin respektim të drejtave të punës, e trajtim human nga punëdhënësit. Ushtar e polic që shpresonin në ngritje profesionale, e ngritje meritore në karrierë. Pensionist, që shpresonin pensione të dinjitetshme, e jo lëmoshë ( kur kanë filluar pensionet e pleqërisë me nga 40 eu, buxheti i Kosovës ka qenë 400 milion. Me buxhetin 2024 prej 3.300 milion ky pension së paku do të duhej të ishte 330 eu, pa llogaritur efektet e inflacionit!!!). Pa u ndalur më shumë në detale, Albini ka përgatitur për elektorat të vetin, ata për të cilët më së shumti duhet të kujdesemi, e të cilët janë më të pa djallëzuar, pra fëmijët shkollave të mesme që ishin nën 18 vjet për t`i nxitur drejt “revolucionit” në momenti që mbërrin të drejtën e votës. U kujdes në mënyrë djallëzore për këtë grup moshë për të ju ofruar politika shkatërruese për familje e flamuj lara-lara. Në këtë rast nuk po ndalem të mërgata jonë, të cilën partitë tjera , duke llogaritur në përkujdesje institucionale e harruan dhe për shumë vite fare nuk u morën me te. Pra Albini arriti përkrahje me individ prej të gjitha kategorive/segmenteve e strukturave të popullsisë. Por është një strukturë që e ka përkrahë 100%. Ajo është struktura e UDB-së. Kush gjen ndonjë individ prej kësaj strukture, le të vjen te unë bashkë me te, dhe do t`i shpërblej me drekë, kudo që zgjedhin restoran!
Ju që e lexoni këtë shkrim mund të mos jeni dakord, por unë ju jap shembullin tipik:
Në Komunizëm, i gjithë shteti, me të gjitha mekanizmat, strukturat dhe instrumentet e tij, është në funksion të Partisë Komuniste. Në Jugosllavi elita e Partisë Komuniste Jugoslave ka qenë shërbimi inteligjent ushtarak i ashtuquajtur- KOS (Kontra Obaveshtajna Slluzhba. Përkthim:Shërbimi i kundërzbulimit). Pra ky shërbim së pari ka qenë elitë Komunistë dhe llogari nuk i ka dhënë askujt!
Tani, a nuk po provohet e njëjta gjë te ne? Deshtë apo jo, përgjigja është PO! A nuk po provon Sekretarja e Komiteteve të Vetëvendosjes Dejona Mihajli (për koincidencë e ka mbiemrin e kryeqetnikut të viti 1944 Drazha Mihajloviq) pushtet mbi të gjithë mekanizmat shtetëror e publik?!!
Për fund Deputetët Eman Rrahmani e Visar Korenica i përgëzoj për këtë ndarje normale, Ju uroj shumë suksese në rrugëtimin e ri politik e në kauzën e drejtë, dhe shpresoj që gjatë këtij rrugëtimi do të shpalosin edhe të vërteta tjera për “kazanin” VV në të cilin gati se nuk u përvëluan, e të penduar të kthehen në gjiun e popullit që do e din t`i vlerësoj!
Ftoj të gjithë ata që hala përzihen në atë “kazan” e që nuk kanë pikëpamje komunistë, të dalin nga aty, e mos t`i gjejë fati i bretkosës. (bretkosa nëse hudhet në kazan të vluar kërcen dhe shpëton. Por nëse hudhet në ujë të freskët, e kazani nxehet e vlon ngadal, ajo mbetet aty deri sa të bëhet ushqim për ata që u hanë).