Kryesia mblidhet nesër, a do të diskutohet për seancën ku do të votohet Qeveria Hoti?
Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër paradite.
Aty pritet që të shqyrtohet kërkesa e LDK-së për seancën në të cilën do të votohet Qeveria Hoti.
Kërkesa e LDK-së është që seanca të mbahet të mërkurën në ora 11:00.
Pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç kishte paralajmëruar, LDK-ja do të vendosë për emrat e saj për kabinetin qeveritar, shkruan koha.
Mbledhja e kësaj partie në të cilën pritet të vendoset një gjë e tillë është paralajmëruar për nesër në ora 16:30.
Zyrtare: Caktohet dita dhe ora për seancën ku do të votohet Qeveria Hoti