Zyrtare: Caktohet dita dhe ora për seancën ku do të votohet Qeveria Hoti
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar në Kuvend sot kërkesën për seancën ku pritet të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin.
Seanca për votimin e Qeverisë Hoti pritet të mbahet të mërkurën në ora 11:00.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas kërkesës që e ka dorëzuar në kuvend ka folur para mediave.
“Pas marrjes së aktgjykimit të Gjykatës, në emër të LDK-së dhe deputetëve nënshkrues kam dorëzuar kërkesën për seancë për ditën e mërkurë në ora 11:00 me një pikë të vetme të rendit të ditës. Presim që ditën e mërkurë të kemi qeverinë e re”, tha Gashi.