Kurti: S’e pranojmë kushtëzimin me Asociacionin për anëtarësim në KiE
Kryeministrin Albin Kurti ka thënë se qeveria që ai drejton ka punuar parreshtuar dhe ka bërë çdo veprim për të plotësuar kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Duam anëtarësim sepse konsiderojmë se e meritojmë meqenëse ndajmë vlerat e përbashkëta dhe plotësojmë kriteret e kërkuara”, ka thënë Kurti.
“Qeveria e nuk mund të dërgojë një draft të pa pranuar në Gjykatën Kushtetuese, kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe do të mbete absurde. Tri herë gjatë procesit është tentuar që kjo çështje të bëhet pjesë e votimit. Pengesat për anëtarësim në atë organizatë i mendonim nga shtetet që nuk e kanë pranuar Kosovës, por asnjë herë shtete që janë krahë nesh”.
“Nuk e pranojmë kushtëzimin e anëtarësimin me Asociacionin e Komunave Serbe. Për normalizim me Serbinë bisedojmë në Bruksel, jo në Strasburg. Neni 7 dhe 10 i marrëveshjes nuk mund të nxirren jashtë marrëveshjes, të vendoset në qendër dhe as sipër si çështje urgjente”.
Kurti ka thënë se plotësimi i kritereve pas zbatimit të vendimit për Manastirin e Deçanit nuk ka të bëjë me standardet për anëtarësim në KiE.
Sipas tij mungesa e përkrahjes nga vendet është për keqardhje dhe se nuk do t’i ndihmojë dialogut, paqes e sigurisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media është pyetur lidhur me periudhën tranzitore rreth dinarit.
“Kryeministër më 11 maj përfundon afati për periudhën tranzitore të dinarit”, u pyet Kurti.
“Pas 11 majit, vjen 12 maji”, u përgjigj në fillim Kurti.
“Sikurse për këto zgjedhjet në veri në katër komunat me 21 prill, edhe për dinarin e kemi BQK-në, më lartë se nesh dhe para nesh. Ka pasur përpjekje të vazhdueshme që të më vendosin në pozitë ku unë vendosi edhe për BQK-në, për vendimet e tyre. Kjo ndodh në shtete diktatoriale. Ne jemi shtet demokratik. Guvernatori i BQK-së është votuar në të njëjtën sallë ku jam votuar edhe unë. Ai nuk më raporton mua. Ai i raporton Kuvendit”, tha kryeministri.