Kompania e lidhur me Radoiçiqin, që sot SHBA i vuri sanksione, ka marr tender nga qeveria Kurti
Kompania Rad D.O.O me seli në Kosovë, që dyshohet se prapa saj qëndron Milan Radojiçiq, ka marr tender nga Qeveria Kurti muaj më parë. Vlera e këtij tenderi është hiç më pak se 600 mijë euro.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione duke i futur në Listë të Zezë kriminelët serbë të veriut, përfshirë krerët e bandave kriminale si dhe anëtarët e tyre.
Përveç individëve, SHBA-të kanë vendosur sanksione edhe ndaj kompanive të cilat janë në pronësi apo të lidhura me personat të cilët janë futur në listën e sanksioneve, shkruan FaktePlus.
Në mesin e tyre është edhe kompania Rad D.O.O me seli në Kosovë, që pretendohet se është pronë e Milan Radojiçiq.
Kompania e “bosit të veriut” ka marrë tender edhe tani kur qeveria drejtohet nga kryeministri Albin Kurti.
Në fakt një ministër i Kurtit i ka dhënë tender kompanisë së lidhur me të kërkuarin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu ka dhënë një tender prej gati 600 mijë euro grupit të operatorëve ekonomik B CORP SH.P.K. ; Europa Partners SH.P.K. ; RAD D.O.O.
Kjo e fundit, Rad D.O.O pretendohet se është pronë e Milan Radojiçiq.
Kompania Rad në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit figuron si pronë e Radule Steviç, por realisht ajo është pronë e Milan Radojiçiq.
Kjo kompani ka marr tender për Mirëmbajtjen Verore dhe Dimërore 2021-2022 të Rrugëve Nacionale dhe Rajonale nga Ministria e Infrastrukturës.
FaktePlus do te sjell dëshmimi të reja se si disa kompani tw Kosovës kanë lidhje me kompanitë e Zvonko Veselinoviçit dhe Milan Radojiçiq.
Ky konzorcium, në fakt fitoi Lotin 2, në tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale për qytetin e Mitrovicës.
Në media kohë më parë është ka raportuar se janë dy kompani nga Zveçani, që zakonisht marrin miliona euro nga buxheti i shtetit përmes tenderëve publik.
“P.T.P RAD” dhe “RAD D.O.O” që kanë të njëjtin pronar, në tri vitet e fundit kanë marrë thuajse të gjithë̈ tenderët për kryerjen e punimeve në komunat e Kosovës me shumicë serbe.
Radule Steviç efshtë̈ personi që figuron si pronari i këtyre dy bizneseve, sipas të dhënave zyrtare të prezantuara në Agjencinë̈ për Regjistrimin e Bizneseve.
“PTP RAD” efshtë̈ e regjistruar në vitin 2013, kurse “RAD D.O.O” në vitin 2018. Këta dy operatorë kanë deklaruar se kryejnë̈ 32 veprimtari ekonomike.
Nga ndërtimi i objekteve banesore, rritja e derrave, kultivimi i hardhive e deri tek ueb portalet, janë punët që bëjnë këto biznese.
Por ndonëse numri i punëve që bëjnë është mjaftë i madh, këto dy biznese figurojnë vetëm më nga një të punësuar.
Kompanitë që u sanksionuan dhe kanë lidhur me Veselinoviqin janë:
Inkop DOO Cuprija (Inkop), me bazë në Serbi.
Civija Komerc, me bazë në Serbi.
S.Z.T.R. Prizma B.I., me bazë në Kosovë.
Ferari Preduzeee Za Usluge I Promet Polovnim Vozilima SH.A., me bazë në Kosovë.
Kompanitë që kanë lidhje me INKOP-in e lartërpërmendur:
Betonjerka DOO Aleksinac, me bazë në Serbi.
Dolly Bell DOO Beograd-Novi Beograd, me bazë në Serbi.
Novi Pazar-Put D.O.O. Novi Pazar, me bazë në Serbi.
Kompanitë që lidhen me Zharko Veselinoviqin:
Zarko Veselinovic B.I., S.T.R. Kristal, me bazë në Kosovë.
Nautikacentar D. O. O. më bazë në Kroaci.
Kompanitë e lidhura me Radulo Steviq, anëtar i bandës që është në listë të zezë:
DOO Rad 028 Zvecan, me bazë në Serbi.
Radule Stevic B.I., P.T.P. Rad, me bazë në Kosovë.
Rad D.O.O., me bazë në Kosovë.
Kompanitë e lidhura me Sinisa Nedeljkoviq, anëtar i Bandës që është future në listë të zezë:
Markom Metal Commerce DOO Zvecan, me bazë në Kosovë.
Metal-Robna Kuca, me bazë në Serbi.
Sinisa Nedeljkovic B.I., P.T.P. Metal, me bazë në Kosovë.
P.P.Robna Kuca Metal B.I., me bazë në Kosovë.
Farma Izvori B.I., me bazë në Kosovë.
Robna Kuca Metal D.O.O., me bazë në Kosovë.
Sinisa Nedeljkovic I.B., me bazë në Kosovë.
Kompani tjera:
DOO MM Kom Inter Blue Donji Jasenovik, me bazë në Serbi.
P.P. Babudovac B.I., me bazë në Kosovë.
DOO Babudovac Brnjak, me bazë në Serbi.
Garac Inzenjering OOD, me bazë në Bullgari.
Radovan Radic B.I., P.P. Eu Rr Gradnja, me bazë në Kosovë
Këto janë kompanitë e kriminelëve serbë që SHBA u vendosi sanksione, 12 prej tyre në Kosovë
Kush është Milan Radojiçiq?
Milan Radojiçiq është i afërt i Zvonko Veselinoviç, të njohur si ‘babai i urës së Ibrit’.
Për Veselinoviçin është raportuar shumë, madje është thënë se ndikimi i tij politik në veri por edhe në Serbi është aq i madh, sa ai kishte vendosur për heqjen ose jo të barrikadës mbi urën e Ibrit.
Me ikjen dhe angazhimin e tij në Beograd, Zvonko i la pushtetin në veri Milan Radojiçiqit, që nga disa serbë po quhet si ‘Zoti i veriut’, krejt kjo pasi në tri komunat me shumicë serbe në veri nuk mund të merret asnjë vendim pa e mbështetur Radojiçiq.
Për Radojiçiqin u tha shumë, por vlen të sqarohet se pushteti i tij shtrihet në veri me kontrollin që ushtron ai si nënkryetar i Listës Serbe. Milan Radojiçiq dhe disa të afërm të tij, janë parë në fushatën e LS në Leposaviq, e për të cilin takim.
Radojiçiq nisi operacionet e tij që në zgjedhjet për president të Serbisë, ku grupi i tij bleu votat e romëve të Mitrovicës për Aleksandër Vuçiqin. Më pas, ai merrte pjesë në çdo aktivitet të Listës Serbe.
Rrahjen e disa policëve kosovarë në veri që kishin shkuar për të sekuestruar disa materiale që po regjistronin popullsinë serbe, u mor vesh i pari nga Radojiçiq. Kjo pasi, siç raportoi, kishte qenë vetë ai që kishte organizuar sulmin ndaj tyre.
Raportimet për djegien e shumë veturave në veri, përfshi këtu edhe veturën e tashmë të ndjerit Oliver Ivanoviq, dyshohet se e bënte vetëm një grup. Ishte ai i Milanit, i cili me këto akte synonte të frikësonte çdokënd që nuk i përshtatej atij.
Frika që mbillte Radojiçiq nuk lidhej vetëm me djegie veturash. Ai dyshohet se hidhte edhe granata nëse ishte e nevojshme. Emri i Radojiçiq lidhet edhe me sulmin me granata ndaj shtëpive të dy serbëve vetëm e vetëm pse ishin bërë pjesë e FSK-së.
Radojiçiq ishte përfshirë edhe në një sulm ndaj ish-koordinatorit serb për dialog, Borko Stefanoviq, në një kafene në veri, e ku kishte marrë pjesë edhe Edita Tahiri. Në këtë rast nuk kishin ndërhyrë Policia e Kosovës, ani pse ishin vënë në rrezik jetët e disa personave. Mos ndërhyrja e Policisë, ishte bërë pikërisht për shkak të kontrollit që ka Milan’i mbi ta.
Ndërkaq, pushtetin e Radojiçiqit e konfirmoi edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, i cili u takua me të. Për këtë, Haradinaj ishte arsyetuar se ai takohet me përfaqësues që i zgjedhin vetë serbët, dhe nuk mund t’i zgjedhë ai.
Sidoqoftë, Radojiçiqin po e kërkojnë për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, pasi në një përgjim të disa politikanëve serbë ai përmendet si urdhërdhënës, ndërkaq shteti serb si organizator.
Bashkëpunimi me politikanë e zyrtarë të sigurisë, baza e sanksioneve ndaj Veselinoviqit me bashkëpunëtorë
Sot, Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar rrjetet e korrupsionit disa shtete të evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë njofton kjo zyrë përmes një komunikate për media.
Në komunikatë ndër të tjera thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontrollë të disa bisneseve në disa rajone.
Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë: Rosiq, Andrija Zheljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljevic, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.
“Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe korrupsioni shpesh shkojnë paralelisht me efektet masivisht destabilizuese mbi sundimin e ligjit dhe qeverisjen demokratike,” tha Drejtori i Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja Andrea M. Gacki.
“Thesari do të vazhdojë të çmontojë në mënyrë agresive lidhjet midis organizatave kriminale transnacionale dhe aktivitetit korruptiv, veçanërisht nga ata në poste zyrtare që kanë besimin e publikut.”
SHBA me sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviçit për krim të organizuar në veri të Kosovës
Zvonko Veselinoviq nga Zveçani, i njohur në Kosovë dhe në Serbi si bosi i kontrabandës me derivate të naftës, me tekstil, vetura dhe mekanizëm tjetër të rëndë, i cili është i njohur edhe për faktin se ishte gjetur në grupin e njerëzve të cilët pengonin kalimin e shqiptarëve nga jugu në veri të Mitrovicës dhe i cili ishte organizatori kryesor për vendosjen e barrikadës mbi urën kryesore të lumit Ibër në korrikun e vitit 2011, është treguar i gjithëpushtetshëm edhe në Serbi.
Pasi që veriun e Kosovës e kishte “futur” në dorë lehtësisht nëpërmes të njerëzve të vetë, të njohur për vepra të rënda kriminale dhe duke bashkëpunuar edhe me shqiptarë, Veselinoviq ka arritur që krijojë pushtet edhe në Serbi. Veselinoviq ishte arrestuar dhe ishte dërguar në burg, ndërkohë që pas 1 viti e 4 ditë paraburgimi është shpallur i pafajshëm. Me ndikim të madh tek pushtetarët në Beograd, Veselinoviq kishte arritur që ta merrte një tender 750 milionë dollarë, ndërsa duke përdorë autoritetin dhe forcen e tij, gjithashtu ka arritur që përvehtësojë një pjesë të qendres sportive-rekreative në Kopaonik, në të cilën ka ndërtuar hotel.
Mediet serbe, të cilët Veselinoviqin e përshkruajnë edhe si njeriun që ka refuzuar ta largojë barrikadën nga ura kryesore e Ibrit, të vendosur nga ai vetë dhe nga serbët, disa muaj para se të arrestohej, shkruajnë se Veselinoviq ka arritur ta fitojë gjykimin dhe të përfitojë “miliona” për 1 vit e 4 ditë, sa ka qendruar në burg, me akuzën se “kundërligjshëm ka përvehtësuar 32 kamionë në pronësi të kompanisë Hipo Alpe Adria lizng”. Gjykata e Apelit në Beograd e ka shpallur të pafajshëm Veselinoviqin dhe e ka liruar nga të gjitha akuzat. Për 1 vit e 4 ditë burg që i ka mbajtur,Veselinoviq, siç shkruajnë mediet serbe është dëmshpërblyer me “miliona”, por nuk precizojnë sa milionë.
Por, Veselinoviq ka vendosur që ta refuzojë dëmshpërblimin, për shkak se siç ka thënë njëri prej avokatëve të tij, Mladen Magdeliniq, arrestimi i Veselinoviqit është bërë për shkaqe politike.“Prej atëherë klima politike ka ndryshuar dhe ai nuk dëshiron që ta padisë shtetin”, ka sqaruar avokati Magdeliniq.
Sipas medieve serbe, pushteti aktual në Serbia ia ka dhënë një konzorciumi të kompanive, që udhëhiqet nga Zvonko Veselinoviq, punët për ndërtimin e autostradës në korridorin e 11, në vlerë prej 750 milionë dollarë, ndonëse siç precizojnë mediet serbe, kompania e tij nuk ka fare përvojë në ndërtimin e rrugëve./FaktePlus/.