Fituesit e Këpucës së Artë gjatë historisë
Këpuca e Artë Evropiane është një çmim që e fiton çdo sezoni golashënuesi më i mirë në ndeshjet e ligës, liga të cilat i takojnë divizioneve të renditura më lartë se ligat e tjera që janë në divizione më të ulëta dhe kanë koeficient më të ulët.
Trofeu është një skulpturë e një këpuce futbolli. Që nga fillimi i tij në sezonin 1967-68, çmimi, i quajtur fillimisht Soulier d’Or, i cili përkthehet nga frëngjishtja si këpucë ari, i është dhënë golashënuesit më të mirë nga të gjitha ligat evropiane në një sezon, me peshë në favor të ligave më të renditura. Paraqitur fillimisht nga revista L’Equipe, ajo është dhënë nga European Sports Media që nga sezoni 1996-97.
Që nga viti 1991 deri më 1996 L’Equipe nuk a ka dhënë çmimin dhe asnjë futbollistë nuk shpërblehet me këtë çmim. Por, që nga viti 1997 këtë çmim ka filluar ta jap European Sports Media.
Këtë vit Këpucën e Artë e fiton Messi për herë të pestë që është edhe rekord, asnjë futbollist nuk ka arritur ta fitojë këtë çmim më shumë se Messi, i dyti në radhë është Ronaldo i cili e fiton çmimin katër herë./FaktePlus