Fituesit e Këpucës së Artë gjatë gjithë historisë së Kupës së Botës
Kampionati Botëror për herë të parë është mbajtur në vitin 1930. Janë mbajtur tri kampionate, i pari më 1930, 1934 dhe 1938, dihet se ky kampionat zhvillohet çdo 4 vjet mirëpo për shkak të luftës së dytë botëror nga viti 1938 deri në vitin 1950 nuk është zhvilluar kjo garë.
Në vitin 1930 golashënuesi më i mirë i Kampionatit Botëror të parë është shpallur Guillermo Stabile futbollist i Argjentinës i cili kishte shënuar 8 gola.
1934 Oldrich Nejedly nga Çekosllovakia fiton këtë çmim më katër gola.
Leonidas da Silva nga Brazili me 8 gola në vitin 1938 shpallet golashënuesi më i mirë.
Më 1950 Ademir Marque de Menzese nga Brazili fiton çmimin me 9 gola.
Hungarezi Sandor Peter Kocsis në Kupën e Botës të viti 1954 shpallet golashënuesi më i mirë me 11 gola.
E veçanta e vitit 1958 është së futbollisti francez Just Fontaine shënon 13 gola në një Kupë Bote dhe konsiderohet si një rekord i pathyeshëm.
Më 1962 këtë epitet e ndajnë një rekord futbollistësh, janë gjashte lojtarë që e marrin këtë çmim: Drazen Jerkovic – Jugosllavia, Valentin Ivanov – Unioni Soviet (tash Rusia), Leonel Sanchez – Kil, Florian Albert – Hungari, Edvaldo Jizidio Neto – Brazil dhe Manuel Francisko dos Santos, i njohur si Garrincha – Brazil. Të gjithë këta kishin shënuar nga 4 gola.
Eusebio de Silva Ferreira nga Portugalia e fiton në vitin 1966 çmimin e golashënuesit më të mirë me 9 gola.
Futbollisti nga Gjermania Perendimore Gerhard Muller e fiton Kupcën e Artë në vitin 1970 me 10 gola të shënuara.
Më 1974 lojtari nga Polonia Grzegorz Beloslaë Lato me 7 gola shpallet golashënuesi më i mirë.
Argjentinasi Mario Alberto Kempes me 6 gola e merr këtë çmim në vitin 1978.
Paolo Rosi nga Italia me 6 gola në vitin 1982.
Anglezi Gary Lineker në vitin 1980 shënon 6 gola
Më 1990 italiani Salvatore Schillaci po ashtu me 6 gola të shënuara fiton këtë çmim.
Çmimin e ndajnë dy futbollistë në vitn 1994: Oleg Salenko – Rusi, i cili njihet edhe për rekordin që ka shënuar 5 gola në një takim, ai bëhet edhe futbollisti i parë që e fiton këtë çmim, kurse kombëtarja e tij nuk e kalon fazën e grupeve dhe futbollisti i dytë është Hristo Stoichkov nga Bullgaria.
Davor Shuker – Kroaci, e fiton këtë titullin e golashënuesit më të mirë në vitin 1998 me 6 gola të shënuara.
Me 8 gola Ronaldo Luis Nazario de Lima – Brazilfiton këtë çmim më 2002.
2006 ishte viti kur Miroslav Klose e fiton këtë trofe i cili shënon 5 gola.
Më 2010 Thomas Muller – Gjermani, shënon 5 gola dhe fiton epitetin e golashënuesit më të mirë.
James Rodrigez – Kollumbi me 6 gola fiton Këpucën e Arte të botërorit të vitit 2014
Dhe, çmimin e fundit të Kampionatit Botëror të viti 2018 e fiton anglezi Harry Kane me 6 gola./FaktePlus