Era Istrefi, top ambasadorja e Kosovës
Era Istrefi po e vë Kosovën në hartë – edhe nëse disa nuk duan që ajo të jetë atje. Këngëtarja 24-vjeçare nga Prishtina ka gëzuar një rritje të shpejtë të popullaritetit ndërkombëtar.
Pasi një nga këngët e saja në gjuhën shqipe u bë globale dhe fitoi një marrëveshje me Sony Yltra Music, ajo interpretoi këngën zyrtare të Kupës së Botës të këtij viti, “Live It Up”, së bashku me yjet amerikanë Nicky Jam dhe Will Smith.
Dhjetë vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, Istrefi është pjesë e një brezi të ri artistësh dhe yjesh sportive që i japin territorit – dhe Ballkanit – një imazh alternativ të dominuar nga varfëria, krimi dhe politikanët e korruptuar që grinden për të ardhmen.
Ndërsa shumë nga bashkëkohësit e saj me rrënjët kosovare, si këngëtarja Rita Ora dhe futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, u rritën në Evropën Perëndimore, Istrefi është 100 për qind produkt vendor – provë për artistët vendor se talenti lokal mund të shpërthejë jashtë vendit.
Istrefi, stili muzikor i të cilës është krahasuar me Sia dhe Rihannën, tashmë është duke u përgatitur për albumin e parë që do ta sjell në vitin 2019. Personalisht, ajo është gjithçka që mund të prisni nga një yll pop – e re, tërheqëse dhe joshëse.

“Politico” ka shkruar po ashtu se Era me shqiponjë përmes Instagramit ka kërkuar njohje për Kosovën në gjithë botën. /FaktePlus