Dikur rivalë të njëri-tjetrit, Noizy tani e mbështet Ledrin: Një dhe i vetmi
Ledri Vula dhe Noizy, jo gjithmonë kanë pasur raporte të mira me njëri-tjetrin.
Ka qenë Rigels Rajku (emri i vërtetë) i cili në një nga këngët e tij i bëri ‘diss’ artistit nga Kosova, për shkak të lidhjes që kishte me Dafina Zeqirin.
E në anën tjetër, të dy ishin në grupe të ndryshme rivalë, si në OTR ashtu edhe në Babastars.
Sidoqoftë, të njëjtit shihet se tani janë miq të mirë dhe se po vazhdojnë të jenë përkrahës.
Noizy ka shijuar së fundmi një nga performancat e Ledrit në një mbrëmje, ku edhe i ka dedikuar disa fjalë.
“Një dhe i vetmi”, ka qenë përshkrimi.
Ata kanë lënë pas hatër-mbetjet dhe po vijojnë me projekte të ndryshme.