Dhjetë filmat më të mirë në histori sipas Metacritic
Ndryshe nga IMDb, ku renditja e filmave bëhet nga shikuesit dhe aty mund të votojë çdokush me një llogari, ku vlersimi është krejtësisht subjektiv, sipas shijeve të njerëzve, Metacritic është diçka tjetër dhe funksionon në formë ndryshe nga IMDb.
Në Metacritic votohet nga kritikët e filmit, nga njerëz profesionistë të cilët e njohin mirë fushën e artit dhe sipas tyre renditja e dhjetë filmave më të mirë është kjo:
Tetë filma janë te vlerësuar me notën më të lartë të mundshme nga kritikët, me notën 100.
Duke pasur parasysh këtë notë për këta filma, radhitja e tyre prej një deri në tetë nuk ka ndonjë rëndësi, mirëpo më një film duhet të fillohet renditja.
1.Citizen Kane i xhiruar në vitin 1941 është i pari me regji të Orson Welles.
2.The Godfather “Kumbara” i vitit 1972 është më notën e njëjtë vlerësuar nga kritika me regji të Francis Ford Coppola.
3.Klasiku i radhës është Rear Window i vitit 1954 me regji të Alfred Hitchcock.
4.Casablanca po ashtu një klasik tjetër që është xhiruar në vitin 1942 dhe regjinë e tij e ka bërë Michael Curtiz.
5.Boyhood nga Richard Linklater vlerësohet po ashtu me 100 pikë dhe është prodhim i vitit 2014.
6.Three Colors: Red “Trois Couleurs: Rouge, një film francez i vitit 1994 nga Krzysztof Kieslowski sipas Metacritic merr 100 vota.
7.Metacritic, filmin Vertigo me regji të Alfred Hitchcock i xhiruar më 1958 vlerësohet ashtu si të parët me 100 pikë.
8.Filmi i fundit i cili merr po kaq pikë sa shtatë të parët është Notorious i prodhuar në vitin 2009 dhe me regji të George Tillman Jr.
9.Me nga 99 pikë vlerësohen katër filma: Singin’ in the Rain i vitit 1952 me regji të Stanly Donen dhe me aktorin në rolin kryesor të këtij filmi, Gene Kelly.
10.The treasure of the Sierra është edhe një klasik tjetër që kalsifikohet në mesin e më të mirëve është xhiruar më 1948 nga regjisori John Huston.
Edhe dy filma të tjerë janë të vlerësuar më noten 99, Moonlight i vitit 2016 nga Barry Jenkins dhe Touch of Evil prodhuar më 1958 nga regjisori Orson Welles, që mund t’i rendisim si 11 dhe 12.
Vlen të theksohet se në mesin e dhjetë filmave më të mirë nga Metacritic ndodhen dy nga regjisori Alfred Hitchcock: Rear Window dhe filmi tjetër Vertigo./FaktePlus