10 filmat më të vlerësuar në histori nga IMDb
Të dhënat e fundit të IMDb-së tregojnë për pëlqyeshmëritë që janë dhënë nga adhuruesit e filmit. Sipas votimit vlerësim më i madh është dhënë për këta 10 filma.
Kjo është renditja e tyre:
Filmi numër një i renditur në IMDb është “The Shawshank Redemption” në regji të Frank Darabont dhe me skenar të Stephen King, i xhiruar në vitin 1994.
I dyti në këtë renditje gjendet “The Godfather”, regjisori i të cilit është Francis Ford Coppola, kurse skenarin e ka bërë Mario Puzo në bashkëpunim me Coppolan, xhirimet e të cilit u kryen më 1972.
I treti është po i njëjti film, por pjesa e dytë e tij “The Godfather II”, nga regjisori i njëjtë e gjithashtu me bashkëpunim të duos Puzo dhe Coppola, ky është xhiruar më 1974.
Filmi numër katër renditet “The Dark Knight”, premiera e të cilit u bë më 2008, me regjisor nga Christopher Nolan dhe skenarist Jonathan Nolan.
Një klasik i vitit 1957 ndodhet në pozitën e pestë, “12 Angry Man” me regji të Sidney Lumet, kurse skenarin e bërë nga Reginald Rose.
“Schinder List” i Steven Spielberg është i gjashti, i xhiruar më 1993 dhe me skenarsit nga Thomas Keneally.
Filmi me 11 çmime Oscar të fituara “The Lord Of The Rings: The Return Of The King” ndodhet në pozitën e shtatë. Regjia e këtij filmi është bërë nga Peter Jackson kurse skenarin e ka shkruar J.R.R.Tolkien.
“Pulp Fiction” me regji dhe skenar nga Quentin Tarantino është i renditur i teti, kurse është xhiruar në vitin 1994.
Një klasik tjetër i viti 1966 më regji të Sergio Leone dhe skenar nga Luciano Vincenzoni, i renditur i nënti është filmi “The Good, The Bad and The Ugly.
Dhe, filmi i dhjetë i renditur nga IMBd, me regji të David Fincher dhe skenar të Chuck Palahniuk është filmi “Fight Club, i vitit 1999./FaktePlus