Cilët filma kanë fituar më së shumti çmime OSCAR
Në historinë e kinematografisë botërore janë tre filma të cilët kanë fituar nga 11 çmime OSCAR.
Klasiku i vitit 1959 Ben – Hur, rolin kryesor të të cilit e kishte Charlton Heston, kurse regjinë e kishte bërë William Wyler është filmi i parë në histori të Hollywoodit, i cili fiton 11 çmime.
Titaniku i James Cameron, i xhiruar në vitin 1997, është filmi i dytë me radhë, i cili ka marrë po të njëjtin numër të çmimeve, pra ka fituar 11 çmime OSCAR. Rolet kryesore në këtë film i kanë luajtur Di Caprio dhe Kate Winslet.
Filmi i tretë dhe i fundit më këtë numër të çmimeve është The Lord of the Rings: The Return of the King. Regjinë e këtij filmi e ka bërë Peter Jackson, kurse rolin më të rëndësishëm në këtë film e ka luajtuar Elijah Wood./FaktePlus