Zhduket një grua në Klinë e një burrë në Prishtinë
Dy raste të zhdukjes së personave janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.
Në Klinë një burrë ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje. Rasti është duke u hetuar.
“Klinë 24.06.2024-15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në Prishtinë, një burrë ka njoftuar policinë për zhdukjen e një burri tjetër.
Edhe ky rast është duke u hetuar nga policia.
“Prishtinë 25.06.2024-221:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në njoftim.