Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë pandemisë
Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka njoftuar se është autorizuar një divizion për t’i ndërmarrë gjithë hapat e nevojshëm për të filluar hetimin preliminar në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë pandemisë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Prestreshi ka bërë me dije se dje është njoftuar nga ky divizion se i kanë pranuar dosjet.
“Ju njoftoj se AKK pistën hetimore do ta orientojë vetëm tek aspekti i BIDRIGGING apo manipulim me oferta. BidRigging është vepër penale vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me arritjen e Marrëveshjeve Vertikale ndërsa BidRigging që bie në kompetenca të AKK-së është kur kemi të bëjë me arritjen e Marrëveshjeve Horizontale”
FaktePlus ka publikuar dokumente në të cilat shihen keqpërdorimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Keqpërdorimi me doreza dhe maska i ministrit Vitia, i bleu më shtrenjtë për 3500 për qind
Keqpërdorime dhe hajni milionëshe në kohën e pandemisë nga Qeveria Kurti