Zuna shpjegon lidhjen e tij me Loredanën
Reperi gjerman Zuna ka bërë sot një sqarim në lidhje me shkrimet e fundit në media se ai është në lidhje me Loredanën.
Por, duket se ka demantuar të gjitha mediat.
Ai në një postim në Instagram ka thënë se me Loredanën janë thjesht miq dhe se ata nuk kanë ndonjë lidhje se bashku.
““Ufff nuk kam postuar për një kohë të gjatë. Unë dhe Loredana jemi argëtuar shumë së fundmi. Punuam për këngë të reja dhe kaluam shumë kohë bashkë. Ajo është një nga artistet më të njohura në Gjermani dhe unë punoj me më të mirët. Tani jemi duke punuar së bashku në biznes dhe e kuptojmë njëri-tjetrin”.
“Nuk e di nëse diçka do të ndodhë në të ardhmen, por ne aktualisht jemi thjesht miq. Ajo është një nënë beqare tani, kështu që keni pak respekt. Unë gjithashtu nuk kam asnjë problem me Mozzik, ta sqaroj këtë. Askush nga ne nuk duhet të ndërhyjë në punët e tyre. Në këtë në sens. Zuna është ende beqar, më shkruani në DM”, ka shkraur Zuna në këtë postim të tij.
Loredana lansoi sot këngën “Angst”, ku në një rast ajo përmend edhe Mozzikun, e ku thotë se është babai i vajzës së saj.