Vetëvrasje apo vrasje: Prokuroria po heton vdekjen e 28-vjeçarit nga Komorani

Të enjten e kaluar në orën 23:30, në stacionin e trenit në Fushë Kosovë është gjetur një trup i pajetë. Policia këtë rast e cilësoi si vetëvrasje të mundshme ose vdekje të dyshimtë. Nga Policia e Kosoves nuk kanë treguar se për çka bëhet fjalë. Kurse, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet. FaktePlus iu sjell disa detaje të këtij rasti.
Albesian Tahiraj, 28 vjeçar nga Komorani, u gjet i vdekur në stacionin e trenit në Fushë Kosovë para mesnatës së 15 prillit.
Rastin për FaktePlus e konfirmoi zëdhënsja e PK-së, Flora Ahmeti.
“Rasti ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23:30, në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do ti ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit. Trupi i pajetë i viktimës A.T (mashkull) 28 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Ahmeti për FaktePlus në mëngjesin e të premtes.
Gjendet i vdekur një 28-vjeçar në stacionin e trenit në Fushë Kosovë, dyshohet se bëri vetëvrasje
Mirëpo, FaktePlus mëson disa detaje nga rasti.
Nga familja e tij e gjerë është aluduar se bëhet fjalë për vrasje dhe jo vetëvrasje.
Siç kanë thënë burime të FaktePlus, Tahiraj është vrarë pasi familja e tij kishte disa probleme me njerëz të caktuar.
“Familja e tij ka probleme, më saktësisht babai i tij. Ai ka pasur punë me disa njerëz jo të mirë.”, ka thënë ky burim.
FaktePlus ka kërkuar detaje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë rreth hetimit të rastit të Tahirajt.
Nga Prokuroria Themelore kanë thënë që rasti ende është duke u hetuar.
“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se rasti është duke u hetuar. Prokuroria në koordinim me policinë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, kanë thënë nga Prokuroria për FaktePlus.
Ky është 28 vjeçari që u gjend i vdekur në stacionin e trenit në Fushë Kosovë
E pas këtij rasti ka reaguar edhe kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.
Në një njoftim të komunës thuhet se kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Tahiraj.
“Njoftim “Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e të riut, Albesian Tahiraj. Në emrin tim dhe të komunës së Drenasit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tahiraj, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur”, ka thënë mes të tjerash kryetari Lladrovci.
Viktima është varrosur me 16 prill në orën 17:00 në varrezat e Komoranit.
Këtë e bëri të ditur edhe një familjar i tij, i cili edhe e bëri publike vdekjen e tij.
“Njoftim: Njoftohen miqët dhe dashamirët se me datën 15/04/2021 ndërroi jetë djali agjës Albesiani. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në oren 17:00 në varrezat e Komoranit .”, ka shkruar djali i agjës së viktimës./FaktePlus/
Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Tahiraj me rastin e vdekjes së 28 vjeçarit