Ky është 28 vjeçari që u gjend i vdekur në stacionin e trenit në Fushë Kosovë
Një 28-vjeçar është gjetur i vdekur rreth mesnatës, në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë.
FaktePlus mëson se i ndjeri është Albesian Tahiraj, nga Komorani i Drenasit. Këtë e ka bërë të ditur edhe një familjar i tij i cili ka treguar që varrimi bëhet sot në orën 17:00.
“Njoftim: Njoftohen miqet dhe dashamiret se me daten 15/04/2021 nderroi jete djali agjes Albesiani. Varrimi i te ndjerit behet sot ne oren 17:00 ne varrezat e komoranit .”, ka shkruar djali i agjës së viktimës.
Rastin e ka konfirmuar për FaktePlus zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka bërë me dije se bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme.
“Rasti ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23:30, në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do ti ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit. Trupi i pajetë i viktimës A.T (mashkull) 28 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Ahmeti për FaktePlus.