Vetëm 30 për qind e qytetarëve e mbështesin korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi
Labinot Greiçevci nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), në tryezën e organizuar me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë se në sondazhit që kanë bërë me 1000 respodent, kanë testuar tri skenarë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Duke theksuar gjetjet kryesore të sondazhit, Greiçevci ka theksuar se 30 për qind e qytetarëve e mbështesin korrigjimin e kufirit në këmbim të njohjes së Kosovës globalisht dhe anëtarësimit të saj në OKB.
“E para, është se qytetarët e Kosovës, 62 për qind e tyre mbështesin vazhdimin e dialogut. E dyta, kemi testuar tri skenarë të cilat i kemi radhitur sipas radhitjes në vijim. E para, Status Quoja, vetëm 16 për qind e qytetarëve e mbështesin status quon aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Skenari i dytë që e kemi testuar ka qenë Asociacioni i komunave me kompetenca ekzekutive në këmbim të njohjes de fakto të pavarësisë së Kosovës, vetëm 10 për qind e mbështesin këtë skenar. Dhe, skenari i tretë që e kemi testuar në sondazh ka qenë korrigjimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në këmbim të njohjes globale të Kosovës dhe anëtarësimin në OKB. Mbështetja për këtë skenar nga qytetarët e Kosovës ka qenë në vlerën 30 për qind”, tha Greiçevci.
Në këtë sondazh 91 për qind e qytetarëve shqiptarë kanë thënë se nuk duhet që Veriu i Mitrovicës t’i jepet Serisë./FaktePlus