Vdes personi që i prodhonte armët për UÇK-në
Ka ndërruar jetë atdhetari Hajrë Gashi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish komandanti i UÇK-së për Zonën e Drenicës Sami Lushtaku.
Ai mes tjerash ka treguar se Gashi kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e UÇK-së me armë të rënda të cilat ishin punuar nga vetë ai.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të atdhetarit, burrit të fjalës e të besës, Bacës Hajrë Gashi nga Rezalla e Re e Skenderajt. Në situatat më të vështira për vendin, Baca Hajrë bashkë me familjen dha kontribut të jashtëzakonshëm, për forcimin e UÇK-së më armë të rënda të punuara nga vetë ai. Do të kujtohet gjithmonë për veprat e tij madhështore të bëra në shërbim të atdheut. Ngushëllime familjes, miqve, bashkëluftëtarëve e gjithë atyre që e kanë njohur Hajrë Gashin! SL”, ka shkruar Lushtaku në rrjetin social Facebook./FaktePlus/