Vazhdon dhunimi ndaj vajzave, rastet e fundit në Drenas e Fushë Kosovë

Kohëve të fundit, rastet e dhunimeve kanë qenë të shpeshta, sidomos ato ndaj të miturave.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë theksuar dy raste të abuzimit seksual, një rast tentim dhunimi ka ndodhur në Fushë Kosovë dhe një rast dhunimi në Drenas.
Policia e Kosovës njofton se në Fushë Kosovë gjatë ditës së martë është raportuar për tentim dhunimi ku sipas policisë personi i dyshuar është arrestuar.
“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, shkruan në raportin e PK-së.
Rast i ngjajshëm ka ndodhur edhe në Drenas. Atje një e mitur është dhunuar nga një person ku në dijeni për këtë dhunim ishte edhe një femër tjetër.
E mitura nga Drenasi dhunohet seksualisht, arrestohen një grua dhe një burrë
Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka arrestuar të dy personat.
“Viktima femër kosovare (e mitur) dyshohet se është dhunuar nga një mashkull kosovar, në dijeni ka qenë edhe një e dyshuar femër kosovare, por nuk ka ndërmarrë asgjë. Dy të dyshuarit, janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Viktima është dërguar në strehimore dhe duhet të bëjë ekzaminim mjeko-ligjor.”, përmendet në raportin 24orësh.
Vetëm gjatë tetë muajve të parë të këtij viti për veprën penale të ‘Dhunimit’ janë paraqitur në organet e hetuesisë 39 raste.
Sipas PK-së, dy raste të tjera kanë qenë të dhunimit. Ndërkohë edhe 38 raste tjera kanë qenë për sulm seksual. Por kjo nuk është e tëra. Edhe 4 raste të tjera janë raportuar në polici për veprën penale “Degradim i integritetit seksual”.
Dy raste të tjera kanë qenë për “Keqpërdorim të fëmijëve me pornografi”. E ndërkohë një incest ka ndodhur gjatë këtyre muajve të fundit në Kosovë. /FaktePlus