Tayna tregon gjendjen e saj shëndetësore pas përhapjes së koronavirusit
Tayna ka treguar se a është mirë me shëndet, pasi po qëndron në Amerikë.
Edhe pse shumë prej artistëve iu anuluan koncertet, Tayna po vazhdon t’i mbajë ende.
Reperja së fundi ka udhëtuar në Nju Jork ku do të performojë për bashkatdhetarët atje, së paku kështu ka njoftuar ajo.
Meqenëse udhëtimet nga atje tashmë janë anuluar, Tayna ka mbetur në Nju Jork, ndërsa përmes rrjeteve sociale tregoi se a është mirë me shëndet.
“Jam e shëndetshme, e lumtur, e sigurt dhe e mbrojtur. Kjo është. Pohojeni atë dhe ndjejeni”, janë fjalët e Taynës.
Kujtojmë se në Kosovë deri tani janë regjistruar dy raste me të infektuar me koronavirus.