Statusi Juridik i Adem dhe Hamëz Jasharit sipas të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare: Luftëtarë, vrasja e tyre nuk mund të hetohet
Shkruan: Sebahate J. Shala
Statusi i luftëtarit në konflikt tëbrendshëm tëarmatosur ka qenë subjekt i polemikave për shkak të legjitimitetit të grupeve të armatosura (joshtetërore)dhe pajtueshmërisë sëtyre me rregullat dhe zakonete luftës. Ndonëse Protokollet Shtesë I dhe II (1977) e zgjeruan definicionin e luftëtarit, duke i përfshirë anëtarët e “forcave disidente dhe grupeve tjera të armatosura” në njëkonflikt me karakter jondërkombëtar, dhe duke i njohur luftërat çlirimtare si konflikte ndërkombëtare dhe luftëtarët e lirisë si luftëtarë, statusi i luftëtaritështë i zbatueshëm vetëm në konfliktet e armatosura ndërkombëtare.
Ky artikull diskuton statusin juridik tëAdem dheHamëz Jasharit sipjesëtarë tëUshtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) në kontekst të së drejtës ndërkombëtare humanitare, dhe duke e sfiduar vendimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovësqë të hetojë vrasjen e Adem Jasharit dhe të familjes së tij të gjerë nga Prekazi i Ulët, argumenton se Adem dheHamëz Jashari ligjërisht e gëzojnë statusineluftëtarit, prandaj vrasja e tyre duhet tëhiqet nga hetimi.
Të gjithë anëtarët tjerë të familjes Jashari, ndërkaq, përfshirë gratë, fëmijët dhe të moshuarit, pavarësisht nga pjesëmarrja në armiqësi, duhet të trajtohen si civilëkonform Konventëssë Katërt të Gjenevës (1949), rrjedhimisht viktima të luftës dhe duhet t’u ofrohet drejtësi.Sidoqoftë, varet nga gjykata, si autoriteti më i lartë i interpretimit të ligjit, që të përcaktojë statusin juridik të Adem dhe Hamëz Jasharit dhe anëtarëve të Familjes Jashari në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.
Definicioni mbi Luftëtarin: Konventat e Gjenevës dhe Protokollet Shtesë I dhe II
Adem Jashari ishte njëri ndër themeluesit dhe komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i shpallur komandant legjendar në tetor të vitit 1998. Pas luftës, Kuvendi i Kosovës i shpalli të gjithë anëtarët e familjes Jashari dëshmorë të luftës. Libri i Kujtimit i Kosovës 1998-2000(2011), i publikuar nga Qendra për të Drejtën Humanitare (QDH) dhe Qendra për të Drejtën Humanitare në Kosovë (QDHK), i rendit Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharin, përfshirë të rinjtë, Besim, Blerim dhe Fitim Jashari, si pjesëtarë të UÇK-së në një listë që nuk e bën dallimin ndërmjet luftëtarëve dhe civilëve, duke ia lënë gjykatës qëta definojë statusin e tyre juridik dhe akteve që çuan në vdekjen e tyre.
Konventa e Tretë e Gjenevës (1949) e kodifikon statusin e luftëtarit duke e barazuar me atë të të burgosurit të luftës, dhe që i përket njërës nga gjashtë kategoritëe mëposhtme: anëtarët e forcave të armatosura të një shteti palë në konflikt; anëtarët e milicive dhe trupave tjerë vullnetarë, përfshirë ata tërezistencës sëarmatosur si palë në konflikt, nëse i përmbushin kriteret e Rregullave të Hagës (1899-1907); pjesëmarrësit e forcave të rregullta të armatosura të rreshtuara pranë një qeverie ose autoriteti;personat që shoqërojnë forcat e armatosura pa qenë anëtarë të tyre; dhe banorët e një territori jo të okupuar të cilët spontanisht i kapin armët për t’i rezistuar forcave pushtuese. Rregullat e Hagës parashikojnë që “ligjet, të drejtat dhe detyrat e luftës vlejnëjo vetëm për ushtritë, por edhe për milicitë dhe trupat vullnetare”, të përbërë nga luftëtarë dhe jo-luftëtarë, por vetëm nëse i plotësojnë katër kritere: komandohen nga një person përgjegjës për vartësit e tij; kanë një emblemë fikse dalluese; dalin publikisht me armë; dhe i kryejnë operacionet ushtarake në përputhje me ligjin dhe zakonet e luftës.
Protokolli Shtesë I e zgjeroi definicionin, duke i njohur si luftëtarë pjesëtarët e popujve që luftojnë kundër sundimit kolonial, pushtuesit të huaj dhe regjimeve raciste në ushtrimin e së drejtës së vetëvendosjes, ndërsa Protokolli Shtesë II, teksa e zhvillon dhe e plotëson Nenin 3,i Përbashkët i Konventave të Gjenevës, i përshkruan si luftëtarë edhe anëtarët e “forcave disidente ose grupeve tjera të armatosura”—në një konflikt të brendshëm të armatosur. Praktika e konflikteve të armatosura jondërkombëtare,siç shpjegon Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK),nuk i definon tutje nocionet e forcave disidente dhe situatën e anëtarëve të grupeve të armatosura opozitare, ndërsa sugjeron se personavetëtillë nuk u ofrohet mbrojtje si civilë nëse marrin pjesë drejtpërdrejt në armiqësi.
Prandaj, luftëtari është anëtar i forcave të armatosura,që në emër të Shtetit ka të drejtë të marrë pjesë drejtpërdrejt në armiqësi, dhe, nëse bie në duart e forcave të armikut, ai e gëzon imunitetin dhe privilegjin e tëburgosurit të luftës. Neni 43 i Protokollit I i definon si forca të armatosura “të gjitha forcat eorganizuara ushtarake” që operojnë nën komandën e një pale në konflikt, edhe nëseajo palë e përfaqësuar nga një qeveri ose autoritet nuk njihet nga pala kundërshtare; rrjedhimisht, anëtarët e saj janë të obliguar t’i zbatojnë rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare sa i përket konfliktittë armatosur, e gjithashtu, atyre u sigurohet mbrojtje ndërkombëtare si tëburgosur lufte.
Në teori, statusi i luftëtarit është i kufizuar tek anëtarët e forcave të armatosura të Shtetit, dhe zbatohet në konfliktet e armatosura ndërkombëtare. Kjo, pasi qëNeni 3, i Përbashkët i Konventave të Gjenevës, që i referohet “konfliktit të natyrës jondërkombëtare”, siç sugjeron Higgins, nuk e përcakton qartë fushëveprimin dhe karakteristikat e konfliktit të brendshëm të armatosur, duke krijuar paqartësi rreth statusittë anëtarëve të grupeve tëarmatosura. Në praktikë, megjithatë, termi luftëtarpërdoret, po ashtu, për të përshkruar luftëtarët ose personat që marrin pjesë drejtpërdrejt në luftime në një konflikt të brendshëm—çështje kjo që përcaktohet me ligjin kombëtar. Edhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së flet për “luftëtarët e të gjitha konflikteve tëarmatosura” në një rezolutë që merret me respektimin e të drejtave të njeriut në konflikt të armatosur—e miratuar në vitin 1970. Sëfundi, ndërkaq, nocioni luftëtarishte përdorur në Deklaratën e Kajros dhe nëPlanin e Veprimit të Kajrosdhe i referohet të dy kategorive të konflikteve.
Sidoqoftë,ky përshkrimka kuptim përgjithsues; këta persona, sipas KNKK-së, nuk gëzojnë mbrojtje ndaj sulmeve siç u garantohet civilëve, e as nuk u takon e drejta e luftëtarit ose të tëburgosurit tëluftës—e zbatueshme në konfliktet e armatosura ndërkombëtare. Paqartësitërreth fushëveprimit dhe karakteristikave të konflikteve të armatosura jondërkombëtare, për rrjedhojëstatusittëluftëtarit, lënë të hapur mundësinë për interpretime të ndryshme.
Kosova, Konflikt i Brendshëm dhe Ndërkombëtar: Adem dheHamëz Jashari—Luftëtarë
Për të kuptuar statusin e Adem dhe Hamëz Jasharit, duhet shikuar natyrën e konfliktit në Kosovë dhe statusine Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si kryengritje e armatosur. Në rrafshin ndërkombëtar, Kosova—që nga viti 1990e deri nëfillim tëvitit 1998—ishte trajtuar si “problem i brendshëm i Beogradit”, për pasojë, konflikti në Kosovë ishtecilësuar si “trazirëebrendshme”. Kjo, meqëjuridikisht, Kosova ishte pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ), Serbisë dhe Malit të Zi, e integruarnë mënyrë të paligjshme pas shpërbërjes së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) në vitin 1992.Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për Kosovën (KPNK) e karakterizon konfliktin në Kosovë si të brendshëm, ndërmjet forcave të RFJ-së dhe Serbisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovësi zhvilluar në territorin e Kosovës prej shkurtittë vitit 1998 deri nëmars të vitit 1999, dhe ndërkombëtar, ndërmjet NATO-s dhe RFJ e Serbisë, pas lansimit të fushatës ajrore të Aleancës kundër RFJ-së më 24 mars të vitit 1999.
Pra, konflikti në Kosovë i kishte përmbushur kriteret e një konflikti të brendshëm, ani pse autoritetet federale kurrë nuk e shpallën gjendjene luftës, mbase, siç sugjeron Obradoviq, nga frika se një “pranim” i tillë mund ta legjitimonte statusin politik të UÇK-së në arenën ndërkombëtare.Së këndejmi, Neni i Përbashkët 3, mbi konfliktin e armatosur jondërkombëtar, ishte i aplikueshëm, dhe palët në konfliktishin të obliguara tësilleshin konform provizioneve tëtij.Përkatësisht,Kosova/UÇK, bazuar në Nenin 2,i Përbashkët i Konventave të Gjenevës, ishte palë në konflikt,nëatëndërkombëtar dhe të brendshëm, që nënkuptontese parimi i barazisë së palëve ndërluftuese, sipas Obradoviq, ishte i zbatueshëm: RFJ-ja ishte eobliguar ta respektonte të drejtën ndërkombëtare humanitare si pasardhësee RSFJ-së (Palë Kontraktuese e Konventave të Gjenevës dhe tëProtokolleveShtesë), rregull ky që ka vlejtur,po ashtu, edhe për anëtarët e UÇK-së si shtetas jugosllavë, respektivisht shtetas të Serbisë, pavarësisht se ata nuk e kishin kapacitetin ligjor të nënshkruanin Konventat e Gjenevës.
Ndonëse statusi i luftëtarit është i aplikueshëm në konfliktin e armatosur ndërkombëtar, janë dy dispozita të së drejtës ndërkombëtare humanitare që megjithatëmund të përdoren në rastet e konfliktevetëbrendshme tëarmatosura dhe lëvizjevenacionalçlirimtare. Njëra është Neni i Përbashkët2 që“aplikohetnëtë gjitha rastet e luftës së shpallur, ose në rast të ndonjë konflikti tjetër të armatosur që mund të lindëndërmjet dy ose më shumë palëve kontraktuese, edhe nëse gjendja e luftës nuk njihet nga njëra prej tyre”. Dhe e dyta është Neni i Përbashkët 3 që mbulon “konfliktin e armatosur me karakter jo ndërkombëtar, i cili zhvillohet brenda territorit të një shteti kontraktues.” Së pari, në Kosovë ka ekzistuar një gjendje lufte—edhe pa u deklaruar si e tillënga RFJ dhe autoritetet e atëhershme tëSerbisë; së dyti, Kosova, juridikisht pjesë e RFJ-së/Serbisë, shtet kontraktues i Konventave të Gjenevës dhe i Protokolleve të tyre, paraqiste palë në konflikt; dhe së treti, konflikti i armatosur ka ndodhur në territorin e një shteti kontraktues, RFJ-së, respektivisht Kosovës si pjesë e federatës.
Duke iu referuar përkufizimit të Protokollit I mbi luftëtarët, pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i takonin “forcave ose grupeve tjera të armatosura” që luftonin kundër “pushtuesit të huaj”, përkatësisht Serbisë, në ushtrim të së “drejtës së tyre të vetëvendosjes”, siç parashikohet në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Deklaratën mbi Parimet e së Drejtës Ndërkombëtare në Lidhje me Marrëdhëniet Miqësore dhe Bashkëpunimin Ndërmjet Shteteve. Protokolli I, gjithashtu, e njeh statusin e “grupeve të armatosura joshtetërore” në një konflikt tëbrendshëm, që nënkupton se ato e gëzojnë “statusin e palës në konflikt, i cili i detyron t’i zbatojnë dispozitat e së drejtes ndërkombëtarehumanitare të aplikueshme nëkonflikte tëarmatosura jondërkombëtare”.Nisur nga komentimi iKNKK-së, “konfliktet” e përshkruara në Nenin 3, siç shpjegojnë Mofidi dhe Eckert, përfshijnë konfliktet ndërmjet forcave të armatosura të cilësdo palë, e qënë shumë tipare i ngjajnë një “lufte ndërkombëtare” por që zhvillohen brenda kufijve të një shteti të vetëm.
Andaj, duke u thirrur nëinterpretimineKNKK-sëmbi“luftën ndërkombëtare” si konflikt që ndodh brenda “kufijve të një shteti të vetëm”; duke marrë parasysh statusin e Kosovës si njësi e RFJ-së, palënënshkruese e Konventave të Gjenevës dhe tëProtokolleve Shtesë; duke e përdorur zbatueshmërinë e parimit të barazisë së palëve ndërluftuese, si dhe njohjen nga Protokolli I të “grupeve të armatosura” si palë në konflikt, Kosova/UÇKiplotësonte kushtet si palë në konflikt, kështu që pjesëtarëte Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës llogariten si luftëtarë në përputhje me rregullat dhe zakonet e luftës. Rrjedhimisht, Adem dhe Hamëz Jashari, të vrarë nga forcat policore të Serbisë në fillim të marsit 1998—nëkohën kur konflikti në Kosovë cilësohej si i brendshëm—e gëzojnë statusineluftëtarit.
Meqenëse natyra e konflikteve jondërkombëtare nuk është e definuar qartë, kundërthëniet rreth legjitimitetit të pjesëmarrësve në këto luftëra do të vazhdojnë. Neni i Përbashkët 3, siç argumenton Higgins, pëderisa është i guximshëm, është paradoksal, njëkohësisht. Së pari, ndërsa ofron mbulim për konfliktinebrendshëm tëarmatosur, është shumë larg në zbatimin e tërë korpusit të së drejtës ndërkombëtare humanitare në konflikte të tilla. Së dyti, derisa ky nen kërkon të ofrojë mbrojtje për ata që kapen në konflikte jondërkombëtare, pavarësisht kauzëssë rebelëve, kjo mbrojtje nuk barazohet me atëqë u ofrohet atyre qëzihen nëkonflikte ndërkombëtare. Për më tepër, ekzistojnëpaqartësi rreth zbatimittë kësaj dispozite, e cila nuk parashehndonjë autoritet përgjegjës që do të vendoste nëse një konflikt i caktuar paraqet “konflikt sipas Nenit të Përbashkët 3.” Më e rëndësishmja, Neni 3, bazuar në analizën e këtij autori, nuk ofron dispozita të veçanta mbi luftën guerile, që do të thotë se qeveria e një shteti mund në çdo rast ta shtypë njëkryengritje dhe akoma t’i mbajë rebelët përgjegjës sipas ligjit penal, madje edhe t’i dënojë luftëtarët e lirisë, të arrestuar si të burgosur, dhe t’i vrasë pas gjykimit.
Në rastin e Kosovës, qeveria e RFJ-së, sipas Human Rights Watch, nuk ka qenë e obliguar që t’iu japë pjesëtarëve të UÇK-së, të zënë robër, statusin e të burgosurit të luftës. Sepse ata, bazuar në ligjin nacional, nuk e kanëgëzuar statusin e luftëtarit të privilegjuar,për rrjedhojë, kanë mundur të gjykohen dhe tëdënohen nga gjykatat Jugosllave nën akuzën për tradhti, kryengritje, dhe kryerje të krimeve tjera të dënueshme me kodin penal, parim ky që ka vlejtur edhe në raport me ushtarët e ushtrisëJugosllave.
Lëvizjet Nacionalçlirimtare: Legale dhe Legjitime
Lëvizjet nacionalçlirimtare kanëmarrë legjitimitet ndërkombëtar në Konferencën Diplomatike 1974-1977, ethirrur për të rishikuar Konventat e Gjenevës. Me këtë rast, Konferenca i njohi luftrat nacionalçlirimtare si konflikte ndërkombëtare, ndërsa luftëtarët e lirisë, qëbëjnëluftë guerile, si luftëtarë—duke marrëimunitetet dhe privilegjet e tëburgosurve të luftës nëse kapen nga forcat kundërshtare në konflikt.
Neni i ndryshuar 1.4 i Protokollit Shtesë I, protokoll ky që derivoi nga konferenca, e njeh si konflikt të armatosur luftën e popujve kundër regjimeve shtypëse, si sundimit kolonial, pushtuesittë huaj dhe regjimeve raciste, në ushtrimin e së drejtës së tyre të vetëvendosjes. Duke iu referuar Nenit të Përbashkët 2, Protokolli I aplikohet në “të gjitha rastet e luftës së shpallur ose të ndonjë konflikti tjetër të armatosur” si dhe në “të gjitha rastet e pushtimit të pjesshëm ose të përgjithshëm të territorit të një pale të lartë kontraktuese, edhe nëse okupimi i përmendur nuk hasënë rezistencë të armatosur”. Ndonëse, këto dy nene e sjellin luftën nacionalçlirimtare në rrafshin e luftërave ndërkombëtare, paragrafi 1 i Nenit të Përbashkët 2, siç sugjeron Graham, aplikohet vetëm në konfliktet “që lindin ndërmjet dy ose më shumë palëve të larta kontraktuese”, ndërkohë qëlëvizjet nacionalçlirimtare nuk janë palënënshkruese të këtyre konventave.
Pavarësisht kësaj, ekzistojnë dispozita shtesë që mund të përdoren nga lëvizjet nacionalçlirimtare përveç atyre të sipërpërmendura, siç janë Nenet 44 dhe 94 të Protokollit I dhe Neni3, i Përbashkëti Konventave të Gjenevës. Neni 44 mbi luftëtarët dhe të burgosurit e luftës, bazuar në analizën e Higgins, është mjaftueshëm i gjerë sa mund tëpërfshijë edhe luftëtarët e lirisë ose tërezistencës së armatosur, ndërsa Neni 94 mbiaderimin, qëthotë“Ky Protokoll do të jetë i hapur për aderim për secilën palë që nuk e ka nënshkruar atë”, ofron mundësi që lëvizjet nacionalçlirimtare të bëhen palë nënshkruese të Protokollit. Në fakt, Neni 44.3, sipas Mofidi dhe Eckert, kërkon qëtë shtrijënjohjen ligjore tek kategori të caktuara të guerileveteksai modifikon kërkesat për luftëtarët (stemat dalluese dhe dalja publike me armë) për “t’u dalluar qartë nga civilët”, duke e pranuar në të njëjtën kohëse “natyra e armiqësive”në disa raste do tapengojë një dallim të tillë në mënyrë efektive.
Tutje, mjegulliae Nenit 3 lejon interpretim më të gjerë dhe ofron mundësinë që luftërat çlirimtaretë bien brenda fushëveprimittë tij. Së pari, siç thekson Higgins, me përfshirjene dispozitësmbi konfliktine brendshëm, ështësupozuar se njëra nga palët nuk është shtet; dhe së dyti, kjo dispozitë mund të zbatohet nënjë konflikt të tillë edhe pa u arrit pragu i Nenit tëPërbashkët 3. Në mënyrë që ky nen të zbatohet, grupet guerile, sipas Suter, duhet të demonstrojnëse paraqesin kërcënim për mbijetesën e qeverisë legjitime përmes përdorimittë shkallës së lartë dhe të vazhdueshme të dhunës deri në atë masë sa trazira civile merrkarakter tënjë konfliktitë brendshëm.
Për më tepër, Konventat e Gjenevës e lënë të hapur mundësinë që lëvizjetçlirimtare të aderojnë ose të pranojnë t’izbatojnë rregullat e konventave duke i përdorur dy dispozita: e para—Nenet e Përbashkëta 60/59/139/155 mbi aderimin në konventa, të cilat lejojnë zbatimin e konventavenë rastet e luftërave çlirimtare, duke thënë se: “Nga data e hyrjes në fuqi, Konventa do të jetë e hapur për çdo Fuqi në emrin e së cilës Konventa aktuale nuk është nënshkruar ende, të aderojë në këtë Konventë”.Dhe dispozita e dytë, Neni i Përbashkët 2.3,i cili thotë: “Ndonëse njëra nga Fuqitë në konflikt mund të mos jetë palë në këtë Konventë, Fuqitë që janë palë në të do të qëndrojnë të lidhura me të në marrëdhëniet e tyre të ndërsjella.” Termi Fuqi/Fuqitë, shpjegon Higgins, mund të aplikohet në rastet e lëvizjevenacionalçlirimtare, në mënyrë që ato të aderojnë, ose të pranojnë të jenë të lidhuranga konventat.
Duke epërdorur kuptimine Konventave të Gjenevës, një lëvizje nacional çlirimtare mund të kualifikohet si Fuqi nëse ushtron kontrollë mbi një territor të caktuar—i administruar nga Shteti amë si në koloni ose nën mandat, veprim ky që mund të shërbejë për ta ndërkombëtarizuar konfliktin në atënivel saqë fushëveprimi i Konventave të Gjenevës mund të vihet në zbatim. Për të arritur deri këtu, lëvizja çlirimtare duhet të përmbushë dy objektiva: të sigurojë mbështetjen e popullatës civile dhe të sigurojënjohje të madhe ndërkombëtare.
A e kishte fituarUshtria Çlirimtare e Kosovës mbështetjen popullore? Po. A kishte fituar legjitimitet ndërkombëtar? Absolutisht. Në konferencat ndërkombëtare tëRambujesëdhe Parisit (1999)—tëndërmjetësuara nga Grupi i Kontaktit për Kosovën—UÇK-ja, përmes drejtorit të saj politik Hashim Thaçi qënjëherish i printe delegacionit të Kosovës, u njoh ndërkombëtarisht si palë në negociata dhe forcë e pashmangshme në zgjidhjen e konfliktit të Kosovës—pa të cilën nënshkrimi i njëmarrëveshjejetë paqes ishte i pamundshëm. Si debutuese me luftë guerile dhe sulme kundër objekteve të qeverisë serbe në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës llogaritet si një ndër kryengritjet më të suksesshme të periudhës së pas Luftës së Ftohtë. Së pari—duke operuar në një periudhë relativisht të shkurtër të konfliktit të armatosur; së dyti—duke marrë mbështetje të gjerënga popullata civile brenda territorit që operonte; së treti—duke i rezistuar regjimete karakterizuara si okupatorë të huaj; dhe së fundi—duke arritur të fitojë legjitimitet ndërkombëtar. Suksesi i UÇK-së, siç argumentojnë Mulaj dhe Perrit, i atribuohet simbiozës së legjitimitetit kombëtar dhe ndërkombëtar: në planin kombëtar—përmes sfidimittëlëvizjes paqësore të Ibrahim Rugoves dhe tëLidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe në atëndërkombëtar—duke i rezistuar shtypjessë vazhdueshme të regjimit të Serbisë ndajshqiptarëve etnikëtëKosovës.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte vazhdim i luftës së shqiptarëve për çlirim dhe pavarësi nga Serbia—e njohur në thelb si regjim shtypës. Misioni i saj, sipas Mulajt, “duhet të kuptohet në kontekstin e shtypjes së vazhdueshme të shqiptarëve të Kosovës nga qeveritë serbe.” Shfaqja e UÇK-së ishte ndikuar nga dy faktorë: lëvizja e pafrytshme, paqësore e Rugovës dhe LDK-së, në njërën anë, dhe dështimi i Marrëveshjes së Dejtonit (1995) për të zgjidhur statusin e Kosovës krahas atij të Bosnje dhe Hercegovinës, në anën tjetër. Organizata zgjodhi dhunën—si mjet i fundit—sipërgjigje ndaj dhunës dhe terrorit të Sllobodan Millosheviqit kundër shqiptarëve—e lansuar në fillim të vitit 1990 dhe e riaktualizuar gjatë gjithë dekadës. Ishtevrasja masive në Likoshan dhe Çirez (28 shkurt-1 mars, 1998) dhe vrasja e Adem Jasharit dhe e familjes së tij (5-7 mars, 1998), megjithatë, që shënuan pikë kthese. Lufta ishte e pashmangshme.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës: Palë në Konflikt, Anëtarët e Saj—Luftëtarë
Historikisht, lëvizjet/kryengritjet guerile kanë qenë subjekt i diskutimeve për shkak të legjitimitetit dhe pajtueshmërisë së tyre me ligjin dhe zakonet e luftës. Për dallim ngaluftëtarët e ligjshëm, guerilët konsiderohen të paligjshëm ose ilegalë, shpesh janëetiketuar si luftëtarë të paprivilegjuar, luftëtarë të armikut, terroristë, kryengritës, madje edhe kriminelë. Si pasojë, ata nuk gëzojnë mbrojtje ligjore ndërkombëtare, respektivishtnuk e gëzojnë statusin e luftëtaritdhe tëtëburgosurittë luftës. Të definuar si luftëtarë të paligjshëm dhe të paprivilegjuar, luftëtarët e paligjshëm të armikut, bazuar në përshkrimin e Shteteve tëBashkuara të Amerikës (SHBA), janë aktorë joshtetërorë që e përdorin forcën ushtarake për përfitime personale—pa autorizimin e duhur—dhe duke i shkelur normatdhe rregullat e luftës, veçanërisht Rregullat e Hagës.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e njohur për metodat guerile të luftës, si dhe sulmet dhe kundër-sulmet, i sfidon këto supozime.UÇK, argumenton Humanitarian Rights Watch, ishte forcë e organizuar ushtarake konform përshkrimit të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Dëshmitëekzistuese tregojnë se rezistencae armatosur i plotësonte të gjitha kriteret e Rregullavetë Hagës: ajo kishte strukturë dhe organizim relativisht të mirë—hierarkinë dhe organet udhëheqëse; kishte shenja dalluese—emblema dhe uniforma; dilte publikisht me armë; dhe zhvillone operacione luftarake në përputhje me rregullat dhe zakonet e luftës. Siç kishte deklaruar Jakup Krasniqi në cilësinë e zëdhënësittëUÇK-së: “UÇK-ja është një ushtri çlirimtare dhe formacion i rregullt ushtarak […].Veprimet tona janë pak më të gjera dhe më shumë kanë karakter të ushtrive të rregullta”. (Koha Ditore, 11 korrik 1998)
Së dyti, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte e ligjshme dhe legjitime! Lëvizja e armatosuri takonte Gjeneratës së Katërt të Luftës që simbolizon integrimin e aspektit politik dhe ushtarak të luftës: UÇK-ja i ngjasonte lëvizjeve nacionaliste të shekullit të njëzetë që kishin bërëluftë çlirimtare kundër qeverive shtypësemë qëllim realizimin e së drejtës për vetëvendosje—e garantuar me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Protokollin I. Duke iu përmbajtur dispozitave të Rregullavetë Hagës, pjesëtarët e UÇK-së nuk ishin të paligjshëme as terroristë siç ishin etiketuar nga regjimi i Serbisë. Në të vërtetë, UÇK—ndryshe nga lëvizjet tjera kryengritëse—sipas Perrit,përdori relativisht pak sulme terroriste ndaj civilëve dhe fitoi relativisht pak beteja kundër forcave ushtarake kundërshtare për shkak të suksesit që arriti në arenën politike ndërkombëtare. Anëtarët e saj përfaqësoninluftën e popullit; ata ishin luftëtarë të lirisë. Siçshkruante njëranga komunikatat e UÇK-së, e lëshuar në dhjetor të vitit 1997, dhe e drejtuar ndaj bashkësisë ndërkombëtare,“UÇK lindi si domosdoshmëri e kohës dhe qëllimi i saj i vetëm është çlirimi i territoreve tona”, ndërsa shtonte se “lufta jonë është luftë e drejtë për çlirim”.
Qëllimi kryesor i UÇK-së ishte çlirimi dhe pavarësia e Kosovës nga Serbia, e njohur si pushtues i huaj. Strategjia dhe taktikat e organizatës ishin të ngjashme me ato që ishin përdorur nga Marshall Tito gjatë luftës nacionalçlirimtare dhe ishin promovuar po ashtu nga regjimet e mëparshme përmes sistemeve të mbrojtjes së përgjithshme kombëtare dhe tëmbrojtjes civile. Ideologjia e saj nacionaliste ishte tipike për lëvizjet nacionalçlirimtare të shekullit njëzet, që synonin krijimin e një shteti të lirë dhe tëpavarur, siç ishte rasti i Tigrave Çlirimtarë të Tamil Elamit (TÇTE/LTTE) në Shri Lankë ose Lëvizja Kundër Aparteidit (LKA/AAM) në Afrikën e Jugut. Dhe, ndërsa ekzistojnë probleme ligjore në konfliktin ndërmjet lëvizjes nacionalçlirimtare dhe qeverisëlegjitime, historia na kujton se lufta e çlirimit kombëtarka ekzistuar qysh në shekullin tetëmbëdhjetë—kolonët amerikanë që luftonin kundër sundimtarëve të tyre britanikë, dhe nëshekullin e nëntëmbëdhjetë—kur vendet e Amerikës Latine luftonin kundër sundimit tëSpanjes dhe Portugalisë.
E vërtetë, ka pasur—dhe gjithmonë do të ketë—dyshimese individë brenda UÇK-së ishin përfshirë në krime në kundërshtim me rregullat dhe zakonet e luftës, siç kishin raportuar disa organizata ndërkombëtare, dhe siç konkludoi Tribunali i Hagës në gjykimet kundër Limaj dhe të tjerëdhe Haradinaj dhe të tjerë. Megjithatë, kjo nuk sugjeron se UÇK, si organizatë, ishte infiltruar në akte kriminale ose “ndërmarrje të përbashkët kriminale” në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, siç kishte thënëJakup Krasniqi, duke iu përgjigjur pretendimeve të Dhomave të Specializuara, nuk ishte “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, ajo ishte “ndërmarrje e përbashkët çlirimtare.”
Për ta përmbyllur, Adem dhe Hamëz Jashari, pjesëtarëtë një populli të shtypur dhe që luftuan kundër pushtuesit të huaj në ushtrim të së drejtës së tyre të vetëvendosjes,ligjërisht e gëzojnëstatusin e luftëtarit. Si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata përfaqësuan forcat disidente ose grupe tjera të armatosura në një konflikt jondërkombëtar, ose ishin të lidhur me një lëvizje çlirimtare—lufta për çlirim kombëtare së cilës njihet si konflikt ndërkombëtarnëtë drejtën ndërkombëtare humanitare. Dhe, me Kosovën si pjesë e RFJ-së, palë nënshkruese e Konventave të Gjenevës dhe tëProtokolleveShtesë, pjesëtarët e UÇK-së si shtetas të RFJ/Serbisë ishin të detyruar t’i zbatonin rregullat dhe zakonet e luftës, që do të thotë se UÇK—grup i armatosur—i njohur si palë në konflikt sipas përkufizimit të Protokollit I, paraqiste palë në konflikt edhe pa u njohur si e tillënga Serbia. Nëfund, konflikti në Kosovë, duke earritur pragun e një konflikti të brendshëm tëarmatosur, iu dha mundësi Adem dhe Hamëz Jasharit të fitojnëstatusin e luftëtarit. Prandaj, vrasja e tyre duhet të përjashtohet nga hetimi.
SBunker.
(Autorja është Hulumtuese, momentalisht e angazhuar si Research Fellow në World Mediation Organization në Berlin. Ajo ka mbaruar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nëNewSchool, New York,me fokus studimet e luftës dhe paqes, paqe-ndërtimi, shtet-ndërtimi dhe zhvillimi, si dhe e drejta ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare humanitare).