Sqarohet Sveçla, tregon pse e takoi Gjuriqin
Anëtari i VV’së, Xhelal Sveçla pak më herët është parë duke biseduar me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Ai këtë takim përmes një publikimi në profilin e tij zyrtar në facebook e ka sqaruar.
Për këtë Sfeqla ka thënë se ishte pjesëmarrës në një konferencë për Bashkëbisedim Rajonal i organizuar nga CIG dhe Gjermania.
Ai tha se VV nuk funksionon duke i braktisur tryezat por duke marrë pjesë në to.
Për më shumë ky është sqarimi i Sveçlës:
Të dashur miq, po e shkruaj këtë sqarim jo për ju, por për ata që dëshirojnë keqkuptimin.
Une sot jam pjesëmarrës në një konferencë për Bashkepunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të shumë subjekteve politike parlamentare nga rajoni ynë. Sot ka qenë ceremonia e hapjes, dhe vendet dhe tavolinat se ku jane ulur pjesëmarrësit, i kanë caktuar organizatorët e jo pjesëmarrësit.
E kuptoj se ka kundërshtarë tanë që jo vetëm se e kanë bërë por edhe e kanë shpërndarë këtë foto me qëllim të keq.
Dua të sqaroj se Lëvizja Vetëvendosje nuk funksionon duke braktisur tryezat. Qëndrimi ynë është të marrim pjesë në çdo diskutim, të argumentojmë qëndrimet tona dhe të pamundësojmë marrëveshjet në dëm të Kosoves, ndryshe nga paraardhësit tanë