Siparantum Choir dhe pjesëmarrja në Prishtina International Vocal Festival
Kori Siparantum u themelua në bazë të një trashëgëmie artistike të këndimit koral në Pejë. Kori u krijua nga vullneti i lirë i qytetarëve nga zona dhe kategori të ndryshme, pavarësisht nga mosha, gjinia, raca, feja dhe statusi shoqëror, me ëndërrën dhe angazhimin e njejtë, për të dhënë dashuri, besim, dhe shpresë duke i kënduar të gjithë atyre që besojnë në një të ardhme më të mirë të botës.
Gjithashtu ky kor ka një tjetër qëllim të rëndësishëm – të promovojë Kosovën në rajonin e Ballkanit dhe në mbarë botën, përmes muzikës artistike dhe ndërkombëtare të përbërë nga kompozitorë të mirënjohur nga shekujt e kaluar e deri në ditët e sotme. Dirigjent përmanent i korit është Memli Kelmendi.
Siparantum gjithashtu u nderua për t’u drejtuar nga kompozitori dhe dirigjenti kroat, Josip Degl’ Ivellio. Kori në strukturën e e tij artistike përbëhet nga përformues solo, kori i fëmijëve, kori i femrave, kori miks dhe orkestra kamerale.
Siparantum ka përformuar me sukses disa vepra korale të kompozitorëve të njohur; Bach, Mozart, Eric Ëhitacre, Presiner, Jake Runestad etj. përvjellë nga koreografi atraktive. Me një repertor shumë të pasur të muzikës tradicionale, klasike, moderne dhe sakrale, me guxim të madh në përzgjedhjen e veprave vokale dhe orkestërs profesionale, kori Siparantum vlerësohet lartë nga muzikantë vendor e ndërkombëtar si dhe kritika muzikore.
Me shumë sukses është paraqitur në aktivitete të shumëta kulturore brenda vendit dhe festivale të muzikës; DAM, ReMusica, Festivali Internacional i korit të grave “Lira” etj. Kori Siparantum, sot konisderohet si kori më me zënë kohen e fundit në Medie.
Së fundmi u ftua të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar të koreve “Nancy Voix Du Monde”- Francë, ku Kosova është paraqitur për herë të parë në këtë festival. Në Francë kori Siparantum përformoi në këto vende të njohur; Le Temple Protestant De Nancy, Héré, Grands Salons de ville, Lunéville, Cathédrale Notre-Dame-de-l’Annonciation et Saint-Sigisbert pastaj në Hrvatski Glazbeni Zavod dhe Mimara, Zagreb – Kroaci.
Edhe kori i fëmijëve … Kori i fëmijëve është krijuar si ide për të krijuar një bazë të zhvillimit muzikor e cila në të ardhmen do të pasurojë jetën kulturore në qytetin e Pejës. Fëmijët tonë për të parë e kanë një mundësi, që përmes korit ,Siparantum Children’s Choir, të shprehin talentin dhe kreativitetin e tyre artistik.
Qëllimi jonë është që s’bashku të krijojmë ngjyra të reja muzikore. Siparantum Choir, e vecanta e këtij kori është repertori mondern dhe lëvizja e korit në formë atraktive. Paraqitja jonë në festivalin “Prishtina International Vocal Festival” për ne ka qenë ftesë e mirëseardhur dhe me shumë kënaqësi e kemi pranuar këtë.
Ishte kënaqësi për ne që në këtë mbremje kënduam bashk me ansamblin vokal “Zanat”, dhe kjo është e mira e festivaleve, sepse u jep mundësi artistëve dhe koreve që të paraqesin punën e tyre artistike. Ky festival është i rëndësishëm për skenën muzikore kosovare meqë nxit kompozitorët që të shkruajnë vepra korale, që n’këtë rast unë kam konkuruar në konkursin për kompozimin e një vepre korale (që ka qenë në konkursin e festivalit), pra vepra ime “Rruges …” është pranuar nga komisioni vlerësues i këtij programi dhe në mbrëmjen finale do të interpretohet nga kori i filharmonisë së Kosovës nën dirigjimin e Kushtrim Gashit. Ky eshte edicioni i pare i ketij festivali, ne u paraqitem ne mbremjen e dyte te festivalit.