Solari në konferencë pas humbjes së Realit
Real Madridi ka pësuar humbje në “Bernabeu” me rezultatin 2-0 nga Real Sociedadi në kuadër të xhiros së 18-të në La Liga.
Skuadra e Santiago Solarit nuk e ka filluar aspak mirë vitin 2019, pasi barazoi edhe ndaj Villarrealit në ndeshjen e kaluar, raporton Gazeta Express.
Kjo është humbja e gjashtë për Realin në këtë stinor të La Ligës.
“Sot, çdo gjë shkoi mbrapsht. Çdo gabim në futboll paguhet shtrenjtë. Bëmë gjithçka për të përmbysur rezultatin, por në futboll quhen golat”, ka thënë Solari pas ndeshjes
“Kemi shpërdoruar tre pikë të tjera me të cilat mund t’u ishim afruar kundërshtarëve.”
“Ky është futbolli. Ishim tepër të shpërqendruar që në fillim të sfidës dhe paguam shtrenjtë. Nuk e kemi nënvlerësuar kundërshtarin, në çdo ndeshje luajmë për fitore.”