Solari: Të gjithë janë të rëndësishëm, por ai është i pazëvendësueshëm
Trajneri i Real Madrid, Santiago Solari, ka folur në përfundim të fitores 2-1 të marrë në ndeshjen e kampionatit të luajtur në fushën e Betis.
Në lidhje me takimin: “Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe kemi luajtur si ekip. Jemi të gjithë të bashkuar”.
Në lidhje me Isco-n: “Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. Ne luajmë çdo tri ditë. E ardhmja e tij? Nuk më takon mua të përgjigjem”.
Në lidhje me Benzema: “Ka pësuar një frakturë në dorë dhe duhej të dilte nga fusha, sepse kishte shumë dhimbje. Është një lojtar shumë i vështirë për t’u zëvendësuar”, ka thënë trajneri argjentinas”.