“S’keni parë gjë akoma”, çfarë po paralajmëron kryeministri
Para gazetarëve, Hoti ka thënë se arsye parësore e shfuqizimit të këtij vendimi, ka qenë për shkak se në të njëjtin, është përcaktuar numri i Prokurorëv, dhe kjo sipas tij nuk duhet të ndodhte, shkruan lajmi.net.
Madje sipas tij, nga ky departament janë krijuar struktura jo-ligjore.
“A din çka i ka mungu këtij vendimi, vetëm emri i prokurorëve. Pushtetet janë të ndara, drejtësia e ka punën e vet. Përmes këtij vendimi brenda policisë janë krijuar struktura jo-ligjore. Ju garantoj që ne do ta kthejmë ligjshmërinë sipas organizimit që ka Policia e Kosovës”, ka thënë ai.
Madje ai ka përdorur edhe një shprehje, që më shumë është karakteristikë e homologut të tij në Shqipëri, Edi Rama.
“Kjo e fundit do të jetë plotësisht në dispozicion të organeve të drejtësisë edhe me partnerët do të punojmë shumë që të kryejmë obligimet që kemi. Unë ju garantoj që jemi të vendosur që të kthejmë ligjshmërinë. Nuk keni parë gjë akoma për kthimin e ligjshmërisë”, është shprehur Hoti.
Hoti: Morëm qeverisjen në situatën më të vështirë në 20 vitet e fundit
“Siç thuhet te ne një fjali. Sa i përket vendimeve, nuk keni parë gjë akoma” deklaroi Hoti.
“Kam marr vendime të rëndësishme që lidhen me abuzimin e detyrave. Në ATK na është dashur të marrim vendim për të liruar drejtorin dhe për të theksohet qartë që Murtezaj sa ka qenë në këtë pozitë ka ndërmarrë një varg vendimesh jo të mira për shkak të paaftësisë apo sjelljes së keqe. Ai ka miratuar rregulloren për administrimin në kundërshtim me ligjin përkatës. Arsyeja tjetër: Ka shpallë konkurs tri pozita të drejtorit të përjgihstëm dhe s’ka sistemuar ish-zëvendësit. Ka bërë lëvizje të shpeshtë të stafit duke degraduar zyrtarë të kësaj agjencie në pagë të tyre. Për të gjitha këto shkelje na është dashur të marrim vendime për vendosjen e ligjshmërisë në këto institucione të rëndësishme” tha Hoti para mediave.