Sistemi VAR me “hat-trick” në ndeshjen Juventus – Barcelona, tre gola të anuluar për Alvaro Moratan
28/10/2020, 22:59
Alvaro Morata është figura tragjike e ndeshjes së sotme ndaj Barcelonës.
Sulmuesi spanjoll ka shënuar plot 3 gola sonte por që të tre janë anuluar nga sistemi VAR për pozicione jashtë loje, shkruan GazetaBlic.
Morata shënoi në minutën e 15-të, por goli i tij u anulua për offside, ashtu siç ndodhi edhe në minutën e 30′ dhe 55′.