Si e vlerëson mësimin online mësuesja Blerina Qeta – VIDEO
“Fëmijëve njëherë ju ka duk pak e vështirë dhënia e detyrave, kanë pasë edhe atë emocionin me dalë para kamerës tek mësuesja”, kështu është shprehur Blerina Qeta, mësuese në shkollën “Iliria” në Prishtinë, e cila përveç tjerash në emisionin Amfiteatër, ajo shpalosi vështirësitë me të cilat janë përballur gjatë mësimit online.
“Kemi pasë dy javët e para që nxënësit nuk janë kyç fare në mësimin online, ndoshta deri sa e kanë kuptu prindërit që mësimi në distancë është obligativ nuk është vetëm lojë, por pastaj filluan me marrë si obligative dhe kanë fillu me u kyç”, ka thënë mësuese Blerina për emisionin Amfiteatër.
Ajo gjithashtu ka thënë se nxënësit kanë hasur në shumë vështirësi gjatë kësaj kohe.
“Kanë pasë problem me internetin, kanë pasë problem ndoshta edhe me kushtet ekonomike, që i është dashur një prindi përshembull me shku te shoqja e saj për tu lidhur me internet për tmi dërgu mua detyrat”, ka thënë ajo.
E ajo çka ka qenë më shqetësuese për mësuesen Blerina është pamundësia e prindërve për tua plotësuar kushtet të gjithë fëmijëve të tyre, e që shpesh është dashur që për njërin fëmijë të ndërprehet mësimi në gjysmë që tjetri fëmijë të vazhdojë mësimin në të njëjtin telefon.
“Mund ta cekë një vështirësi që mu mka lënë përshtypje te prindërit që i kanë pasë një ose dy fëmijë në shkollë, ku shumë prindër janë detyru me shkëput mësimin me mësusin e klasës për të vazhduar fëmijët e tjerë me mësimdhënësit e cikltit të lartë”, ka thënë Qeta.
Nëse situata e njëjtë vazhdon edhe në shtator mësuese Blerina thotë se do të mundohen të gjejnë më të mirën për fëmijët.
Kujtojmë që për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit Covid-19, Qeveria e Kosovës mori vendim për mbylljen e shkollave më 11 mars, kurse më 23 mars, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit mori vendim për fillimin e mësimit online, njohur ndryshe si mësim në distancë.