Ditët e zeza | Masakra e Sllovisë, 15-16 Prill 1999
Më 15 e 16 prill 1999, në Sllovi të Komunës së Lipjanit forcat serbe vranë e masakruan 45 civilë shqiptarë dhe plagosën 11 të tjerë.
I vuri flakën 92 shtëpi shqiptare, dhe pas dëbimit me dhunë të të gjithë shqiptarëve nga fshati, ushtria serbe shkatërroi e plaçkiti gjithë pasuritë, vlerat materiale e shpirtërore të shqiptarëve.
Sllovia për 78 ditët e bombardimeve të NATO-s, ishte vendpërqëndrimi i dhunës serbe për trevën e Lipjanit e më gjerë.
FaktePlus përmes dokumentarit “Ditët e Zeza”, sjell rrëfime e dëshmi për krimin që bëri Serbia në këtë vend.