Shtesat e mësimdhënësve, SBASHKU e çon Qeverinë te përmbaruesi
Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës, po mendon që çështjen e pagesave për mësimdhënësit në kohën e pandemisë, ta dërgojë tek përmbaruesi. Krejt kjo po bëhet si shkak i mos respektimit të marrëveshjes nga Qeveria Kurti, të nënshkruar në Janar të këtij viti në kohën e Qeverisë së Avdullah Hotit. Sindikalistët mendojnë që përmesë përmbaruesit të nxjerrin shtesat e mësimdhënsve.
Në Jarnar të këtij viti, Qeveria e atëhershme e Avdullah Hotit pati arritur marrëveshje me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës për kompenzimin e mësimdhënsve me paga shtesë për ditët e pandemisë.
Në këtë marrëveshje e cila është nënshkruar nga kreret e SBASHK-ut dhe kryeministrit të atëhershmë Avdullah Hoti, theksohej pagesa për mësimdhënësit.
Ndonëse të gëzuar për këtë marrëveshje, mësimdhënsit u dëshpruan me ardhjen e Qeverisë Kurti, kjo e fundit nuk është duke zbatuar marrëveshjen e nëshkruar nga qeveria e kaluar.
Ndaj kësaj, ende nuk është bërë pagesa për mësimdhënësit për muajin mars dhe prill.
Krerët e SBASHK-ut ndaj kësaj kanë reaguar duke kërkuar respektimin e marrëveshjes.
Ymer Ymeri nga kjo sindikatë, ka thënë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus se ende nuk iu është bërë pagesa e shtesave.
Ymeri tutje thotë se kanë kërkuar përgjigje nga institucionet përkatëse por që nuk kanë marrë përgjigje. Ai thotë se nuk e dijnë nëse në Qershor do të bëhet kjo pagesë.
“ Nuk kemi informacione nëse në këtë fillim muaji do të bëhet pagesa e mësimdhënsve. Ne si SBASHK kemi kërkuar përgjigje nga ministria e Financave por nuk jemi në dije për asgjë. Pagesat e shtesave të cilat janë të nënshkruara në marrëveshje me qeverinë e kaluar nuk është zbatuar plotësisht. Kjo pagesë është kryer vetëm për muajin shkurt, ndërsa mars dhe prill jo.”, është shprehur Ymeri.
Në lidhje me këtë, FaktePlus ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Financave por që këta tu fundit nuk kanë kthyer përgjigje.
Ai ndër të tjera ka paralajmëruar se SBASHK-u do të ndërmerr hapa për këtë çështje. Ymeri thotë se janë duke i mbledhur nënshkrimet e anëtarësisë së SBASHK-ut për të dërguar lëndën tek përmbaruesi.
“ Ne jemi duke i mbledhur nënshkrimet e anëtarësisë së SBASHK-ut që kjo lëndë të trajtohet përmes përmbaruesit. Është plotësisht e drejt e jona që kjo punë të shkoj përmes përmbaruesit pasi që një marrëveshja është e nënshkruar dhe se nuk po respektohet”, tha ai.
Ttuje kryeministri i atëhershem i Kosovës pati treguar se do t’i shikojnë mundësitë buxhetore se sa do të jenë shtesat buxhetore për punonjësit e arsimit.
“Kemi dakordimin nga takimi i fundit që për shkak të orëve të shtuara të punës së arsimtarëve zbatimit të modaliteteve të ndryshme të arsimit (si shkak i pandemisë), arsimtarëve t’u paguhen dy shtesa në pagë, njëra në fund të shkurtit dhe tjetra në fund të majit në mënyrë lineare për të gjithë në përputhje me mundësitë buxhetore që i kemi”, pati thënë Hoti.
Ndryshe mësimdhënësit për muajin shkurt i kanë marr nga 100 euro shtesë, ashtu siç ka qenë e planifikuar nga marrëveshja me Qeverinë Hoti
Kujtojmë se ish kyeministri , Avdullah Hoti, në janar ka arritur marrëveshje me përfaqësuesin e SBASHK-ut për kontratën kolektive.
Në kontratën kolektive sipas marrëveshje është paraparë që të paguhet edhe paga e 13-të për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar, duke filluar nga viti 2023./FaktePlus/.
Zhgënjehen mësimdhënësit: Shteti ua “hëngri” paratë, nuk u dolën në bankë nga 100 euro