Shqipëria hap Eurovisionin, Ronela Hajati këndon e para
Shqipëria do ta hap sonte, në gjysmëfinalen e parë, Festivalin evropian të këngës “Eurovision Song Contest 2022”, i cili mbahet në Torino të Italisë.
Këngëtarja Ronela Hajati është përfaqëuesja e Shqipërisë këtë vit, me këngën “Sekret”.
Se sonte do të përformojë e para, e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, ku u bëri thirrje të gjithëve që ta votojnë numrin 01.
“SONTE – SEKRET – hap siparin e Eurovision! We’re the first! VOTE 01”, ka shkruar Hajati.