Shpërthim bombe në veri të Mitrovicës
Sot herët në mëngjes në veri të Mitrovicës, ka shpërthyer një bombë por për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 5:00 të mëngjesit para një salle fitnesi që ndodhet në rrugën ‘Vojvode Putnika’ në veri të Mitrovicës, dhe përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.
Deri tani nuk dihet autori dhe motivi i këtij incidenti, ndërsa Policia e Kosovës gjendet në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.