Serbia ka pranuar të pezullojë fushatën për çnjohje
Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe raporton se Serbia ka pranuar të pezullojë fushatën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Kjo raportohet se është konfirmuar për gazetarët e këtij mediumi nga burime diplomatike në Bruksel.
Siç raportohet, autoritetet e Beogradit morën këtë vendim në mënyrë që të kontribuojnë në atmosferën për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Si pjesë e vullnetit të mirë për të krijuar një atmosferë të favorshme për vazhdimin e dialogut, palët në Beograd kanë rënë dakord të mos vazhdojnë me këtë fushatë,” konfirmoi një burim i lartë diplomatik në BE për Rel.
Zyrtarët në Bruksel po ashtu raportohet se kërkojnë heqjen e menjëhershme të masave të reja të reciprocitetit të vendosura së fundmi nga ish-kryeministri, Albin Kurti në mënyrë që dialogu të rifillojë.