RTK-ja i paguan 75 mijë euro për “Gjyshet milionere”
Për dhjetë javë me radhë, në ekranin e RTSH1 transmetohet spektakli më i ri i kulinarisë dhe humorit i quajtur “Gjyshet milionere”. Ky emision që është prodhim i TVSH-së, është blerë edhe nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK) në vlerë prej 75 mijë eurove, shkruan FaktePlus.
9 gjyshe, 9 amvisa nga qytete të ndryshme të Shqipërisë e Kosovës, do të bëhen bashkë, për të treguar aftësitë e tyre javë pas jave në gatim. Ato nuk janë të gjitha profesioniste, por mjafton të jenë gjyshe, dhe të dinë të gatuajnë mirë dhe mjafton dëshira që të bëhen të pasura.
“Pranohet oferta nga ana e Radio Televizionit Shqiptar RTSH për bashkërealizim dhe bashkëprodhimin e spektaklit Televizive me titull Gjyshet milionere për nevojat programore te RTK, projekti spektakli në fjalë është i pranueshme nga ana jonë si RTK si në aspektin financiar ashtu edhe në aspektin programor”, thuhet në përshkrimin e shkurtër të lëndës së kontratës të realizuar nga RTK-ja.
Sipas dosjes së tenderit, kohëzgjatja e kontratës është tre muaj në vlerë prej 75 mijë eurove.
Të gjitha gjyshet e përzgjedhura për këtë format do të bëjnë prova të njëpasnjëshme gatimi. Çdo javë ato gatuajnë në bazë të temave të provave që do t’u jepen nga profesionistët dhe për pjatat më të mira do të ketë çmime në vlerë monetare.
Sipas TVSH-së, qëllimi i këtij spektakli gatimi nuk është vetëm argëtimi, por dhe evidentimi i vlerave të kuzhinës shqiptare, pasi çdo javë gjyshet sjellin eksperienca nga më të mrekullueshmet të kuzhinës shqiptare, traditës së zonës që ato përfaqësojnë dhe mbi të gjitha pasurisë së jashtëzakonshme të produkteve tona./FaktePlus
Të gjitha gjyshet e përzgjedhura për këtë format do të gatuajnë prova të njëpasnjëshme gatimi. Çdo javë ato gatuajnë në bazë të temave të provave që do u jepen nga profesionistët dhe për pjatat më të mira do të ketë çmime në vlerë monetare.
Sipas TVSH-së, qëllimi i këtij spektakli gatimi nuk është vetëm argëtimi, por dhe evidentimi i vlerave të kuzhinës shqiptare, pasi çdo javë gjyshet sjellin eksperienca nga më të mrekullueshmet të kuzhinës shqiptare, traditës së zonës që ato përfaqësojnë dhe mbi të gjitha pasurisë së jashtëzakonshme të produkteve tona. /FaktePlus/