Rozana Radi me mesazh të fuqishëm kundër dhunës së gruas
Rozana Radi ka bërë thirrje që të ndalet dhuna ndaj gruas.
Këngëtarja Rozana Radi është shumë aktive me postime ku përqon mesazhe të ndryshme.
Së fundi, ajo publikoi një foto, përmes së cilës bën thirrje që të ndalet dhuna ndaj gruas.
“Na kane dashur dhe urryer, adhuruar dhe abandonuar. Na kane puthur dhe vrare, vetem sepse jem gra! #stopdhunesndajgruas. Per ato gra qe nuk ja dolen!”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë se Rozi kohën e fundit nuk është shumë aktive në muzikë, “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona” është projekti i saj i fundit.