Robert Berisha: Edhe nëse më lusin, më nuk dal nga konvikti
Robert Berisha tash e sa ditë po qëndron në karantinë, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, shkruan lajmi.net.
Këngëtari fillimisht ishte ankuar për kushtet që ishin në konvikt, por më pastaj kërkoj falje pasi ishte ngutur.
Përmes disa videove të realizuara sot, Roberti ka falënderuar të gjithë mjekët që po kujdesen për ta si dhe Qendrën e Studentëve që po u sjell ushqim.
Ai po ashtu u zotua se nuk del nga aty pa qenë i sigurtë, pasi nuk e rrezikon as vajzën, as prindërit dhe të tjerët.
“Bëhuni të fortë, mos dilni shumë, përdorni vitamin C. Edhe me më lut se nuk dalë nga këtu, se nuk dua ta rrezikoj fëmijën tim, prindërit..”, tha ndër të tjera Roberti.
Për ndryshe, të gjithë qytetarët që arrijnë në Kosovë nga vendet tjera, detyrohen të qëndrojnë të mbyllur për 14 ditë në karantinë, në mënyrë që të evitohet rreziku i infektimit me koronavirus.